• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

by A R
18/03/2026 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, po zhvillon këtë të mërkurë, më 18 mars, një bashkëbisedim me furnizuesit kryesorë të naftës në vend, në një kohë kur tregjet ndërkombëtare po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Ky është takimi i tretë i organizuar nga qeveria me përfaqësuesit e tregut, me fokus garantimin e furnizimit dhe stabilitetin e çmimeve për konsumatorët shqiptarë.

Sipas ministres, shqetësimi kryesor lidhet me sigurinë e rezervave në rast të përshkallëzimit të situatës, ndërsa një tjetër çështje kyçe mbetet monitorimi i çmimeve për të parandaluar abuzimet në treg. Autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet në bursat ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre në tregun vendas, duke theksuar se deri më tani luhatjet e çmimeve në Shqipëri kanë qenë më të kufizuara krahasuar me ato globale.

Në këtë kuadër, institucionet përgjegjëse kanë ngritur struktura monitorimi për të kontrolluar si çmimin e importit ashtu edhe atë me pakicë, me qëllim ruajtjen e një marzhi të qëndrueshëm në treg.

“Ky është takimi i tretë që ne organizojmë me përfaqësuesit kryesore të tregut. Shqetësimi ynë kryesor është ai i rezervës. Me bllokimin e kanalit të Hormuzit do të kishte një bllokim të gjithë furnizimit, por rezulton që rezervat ligjore janë të respektuara. Duke qenë se pjesa më e madhe e tregtarëve kanë kontrata të gjatë që nuk lidhen me Kanalin e Hormuzit. Shqetësimi ynë i dytë është situata e çmimeve. Me qëllim që të garantojmë që nuk do të jetë abuzime, që tregtare të mos abuzojnë me çmimet lidhur me një situatë të paqartë në tregun e karburanteve.

Çmimi i bursës së karburanteve ka pasur luhatje të vazhdueshme, rreth 40%, ndërkohë që çmimet në Shqipëri nuk kanë patur një luhatje të madhe 10-15%. Ne jemi ulur dhe kemi diskutuar, po analizojmë situatën e çmimeve në tërësi. Gjykojmë se nuk jemi ende në kushtet për të ringritur Bordin ndonëse hapësira ligjore ekziston. Nëse ka luhatje në marzhet e fitimit, do të futemi në atë regjim pasi qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorit. Nga dita në ditë ne kemi ngritur një ekip, që monitoron çmimin e çdoganimit, gjithashtu monitorojmë çmimin në tabela, në pakicë. Është një marzh që është mjaft i kontrolluar. Nëpërmjet takimeve dhe bashkëbisedimeve të vazhdueshme që kemi pasur me tregtarët kemi arritur që të kemi një marzh të kontrolluar.

Nga ana tjetër jemi duke monitoruar çmimet e ushqimeve. Jemi duke i monitoruar në disa pika tregtimi dhe deri tani nuk ka pasur asnjë luhatje abuzive. Kohët e fundit kemi dëgjuar propozime të shoqatave dhe përfaqësimeve të ndryshme të bizneseve me çmimet e karburanteve lidhur me taksat, ne kemi analizuar nëse do të ishte me vend që ne të dilnin me një ndryshim të taksës. Arsyeja kryesore pse ne kemi vendosur që këtë taksë ta aplikojmë për litër, është që ai që konsumon më shumë të naftës, të paguajë më shumë. Këtë besojmë që është një politike e drejtë, pasi në kushtet ku ka një rritje të çmimeve, individët mund të zgjedhin që të konsumojnë më pak. Është një politikë më e drejtë. Po analizojmë edhe peshën që karburantet kanë në kostot e konsumit, deri në këtë moment analizat na çojnë që të mos kemi ndryshime”, tha Ibrahimaj.

Next Post
Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In