• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zv. Drejtori i FMN takon Ahmetajn: Moment shumë i mire për ekonominë shqiptare

by Java News
13/02/2018 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj priti sot në një takim Zv. Drejtorin Ekzekutiv të FMN  Tao Zhang në kuadër të vizitës së tij zyrtarë në Tiranë. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të Bordit drejtues të FMN në Tiranë në 10 vitet e fundit.

Ministri Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar në kuadër të programit tre-vjecar me qeverinë shqiptare ndërsa theksoi se viti 2017 u mbyll me një performancë shumë të mirë fiskale, deficit total -2% e DGP dhe balancë primare pozitive, për të tretin vit rradhazi.

“Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të thella strukturore. Reforma në energji mundësoi reduktimin e humbjeve në rrjet. Reforma e pensioneve stabilizoi skemën, ndërsa në dekadën e ardhshme do të tregojë përmirësime të mëdha. Reforma administrative-territoriale, ishte një hap i rëndësishëm, ndërsa Ligji për Financat Vendore ka filluar të funksionojë në disiplinimin dhe rritjen e transparencës financiarë të njësive të qeverisjes vendore.

Reforma në menaxhimin e financave vedore, ishte një reformë e thellë dhe e suksesshme, që solli kontroll më të mirë si në kahun e të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve. Miratimi i Rregullit Fiskal brenda Ligjit të ri Organik të Buxhetit, vendosi një standard të ri në menaxhimin e financave publike, duke detyruar cdo qeveri që të ulë në vazhdimësi borxhin publik, por edhe duke garantuar masa rezervë ndaj risqeve potencialë” – tha Ministri Ahmetaj.

Në aspektin ekonomik, Ahmetaj theksoi se rritja ekonomike është thuajse katër herë më e madhe se në vitin 2013, ndërsa nëntë-mujori 2017 u mbyll me rritje 3.9%. Pjesëmarrja në forcat e punës është rritur, ndërsa papunësia ka rënë, në linjë me synimin e qeverisë për të kapur nivele një-shifrore deri në fund të mandatit të dytë.

Ministri theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në vazhdimin e konsolidimit fiskal, uljen e borxhit publik dhe avancimin e reformave strukturore në ekonomi.

“Ne jemi të bindur se pa vazhdim të reformave, nuk ka vazhdim të rritjes ekonomike për vendin. Ne kemi nisur një reformë të re në sektorin e ujit, ndërsa po vazhdojmë të thellojmë reformën në klimën e biznesit, tashmë më deregulimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve për sipërmarrjen dhe qytetarët, duke iu kursyer atyre kohë dhe para, përmes lehtësimit të procedurave, gjë që kemi bindjen se do të reflektohet edhe në raportin Doing Business.

Nga ana e tij Zv. Drejtori Ekzekutiv I FMN z. Tao Zhang, theksoi se programi me qeverinë shqiptare, është një program i suksesshëm në vlerësimin e FMN.

“Unë dua të përcjell sot edhe vlerësimin e drejtuesve të lartë të Bordit të FMN për programin me Shqipërinë. Jemi të kënaqur që programi u mbyll me sukses dhe gjej rastin të lëvdoj qeverinë shqiptare për përmbushjen e objektivave kryesore të këtij programi. Ky është një moment shumë i mire për ekonominë shqiptare, krahasuar me tre vite më parë” – tha z. Zhang.

“FMN është e gatshme t’ju mbështesë në vazhdimësi, edhe përmes asistenës teknike si dhe për minimizimin e risqeve potenciale. Ne mbështesim vendet tona anëtare që të kuptojnë kapacitetet e tyre reale dhe të rriten në mënyrë të balancuar, në përputhje me këto kapacitete” – tha zv. Drejtori Ekzekutiv i FMN.

Një tjetër pikë e përbashkët diskutimi ishte ajo lidhur me projektet PPP. Ministri Ahmetaj tha se qeveria shqiptare është e vetëdijshme për hapësirat fiskale dhe projektet e PPP janë parashikuar në planin buxhetor afatmesëm. Qëllimi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës dhe konektivitetit, duke angazhuar kapital privat. Z Zhang nga ana e tij theksoi se kapacitetet implementuese janë shumë të rëndësishme për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale”.

a.ç

Next Post
Afera e CEZ/ Juristi Karaj: KLSH dhe SHISH u urdhëruan që të mos hetonin privatizimin e OSSH-së

Prokuroria nxjerr urdhërin: Policia të sjellë me forcë Nue Kalajn për të dëshmuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com