• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zv.drejtoresha e Institutit në Wuhan i fut “tmerrin” botës: COVID-19 është vetëm maja e ajsbergut, viruse të tjera mund të shpërthejnë

by Ardit Rada
26/05/2020 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shi Zhengli është një virologe e njohur, që e ka përqendruar punën e saj kërkimore te koronavirusi i lakuriqëve. Ajo thotë se viruset që po zbulohen së fundmi janë vetëm maja e ajsbergut, ndërsa bën thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër epidemive.

Në një intervistë për televizionin shtetëror kinez, zëvendësdrejtoresha e Institutit të Virologjisë në Vuhan thotë se studimet që kryhen për koronavirusin kërkojnë transparencë dhe bashkëpunim mes qeverive dhe komunitetit shkencor, dhe se është “shumë për të ardhur keq” kur shkenca politizohet.

“Nëse duam të parandalojmë që qeniet njerëzore të vuajnë nga një tjetër shpërthim sëmundjeje infektive, duhet të jemi një hap para sa i takon njohjes së viruseve të panjohura të bartura nga kafshët e egra në natyrë dhe të japim paralajmërime të hershme“, thotë ajo për CGTN. “Nëse nuk i studiojmë ato, ka mundësi të ketë një shpërthim tjetër.”

Intervista e saj me kanalin televiziv CGTN përkoi me fillimin e Kongresit Kombëtar Popullor në Kinë, një takim vjetor i udhëheqjes së lartë në Pekin. KKP e këtij viti vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Kinës me SHBA-të po bëhen gjithnjë e më shumë të tensionuara, ndërsa Presidenti Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, janë shprehur se koronavirusi që u përhap në të gjithë botën ka të ngjarë të lidhet me laboratorin Vuhan.

Kina i ka hedhur poshtë këto akuza. Shi ka thënë se karakteristikat gjenetike të viruseve me të cilat ajo ka punuar nuk përputhen me ato të koronavirusit që përhapet te njerëzit. Në një postim në mediat sociale, ajo shkroi duke u betuar me jetë se pandemia nuk kishte asnjë lidhje me laboratorin e saj. Në një intervistë tjetër me CGTN gjatë fundjavës, drejtori i Institutit të Virologjisë Vuhan, Wang Yanyi, tha se ideja që virusi ka dalë nga laboratori ishte “fabrikim i pastër”.

Deri tani, koronavirusi ka infektuar më shumë se 5.4 milionë njerëz në të gjithë botën dhe u ka marrë jetën mbi 345 000 prej tyre. / Bloomberg / 

/e.rr

Next Post
Bayern Munich blindon edhe Alaba, rroga e tij barazohet me tre senatorë!

Bayern Munich blindon edhe Alaba, rroga e tij barazohet me tre senatorë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

November 5, 2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In