• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zv/ambasadori i SHBA takim me Rrumbullakun: Mbështetje për mbrojtje nga sulmet kibernetike

by A R
17/11/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith, i shoqëruar nga Shefja e Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Karen Riley, ka zhvilluar një vizitë në Policinë e Shtetit.

Zëvendës Ambasadori Smith u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Në fokus të takimit ishin vlerësimi dhe forcimi më tej i marrëdhënieve shumë të mira dhe strategjike, mes Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane, policisë dhe agjencive ligjzbatuese amerikane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e njohu zv/ambasadorin amerikan me prioritetet që ai ka për ristrukturimin e Policisë, në drejtim të forcimit të  strukturave të hetimit të krimeve, veçanërisht të hetimit të krimit të organizuar, korrupsionit, hetimit të aseteve kriminale dhe krimeve kibernetike; vendosjen e standardeve të reja në drejtim të qasjes ndaj problematikave të qytetarëve dhe zgjidhjes së tyre, në bazë të kompetencave që i jep ligji; pastrimin e Policisë nga punonjësit e inkriminuar, duke aplikuar ndëshkueshmërinë më të rreptë që parashikon ligji për punonjësit e Policisë që abuzojnë me detyrën, që përfshihen në raste korruptive apo në trafiqe të paligjshme, si dhe për ata që abuzojnë dhe shkelin të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve; vendosmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisisht me partnerët, veçanërisht me ata strategjikë, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Zv/ambasadori Demian Smith e falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm për pritjen dhe për marrëdhënien e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe i ofroi atij mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe e siguroi për ndihmë nga SHBA, për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Ambasadori dhe Drejtori i Përgjithshëm e vlerësuan partneritetin si formën më të mirë që i shërben rritjes së parametrave të sigurisë së jetës dhe të biznesit të qytetarëve të të dyja vendeve dhe u dakordësuan që ky partneritet të zgjerohet akoma më shumë në të ardhmen, duke shtuar skuadrat hetimore të përbashkëta dhe shkëmbimet e informacioneve, me qëllim zhvillimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e kimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

/a.r

Next Post
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

"Damiani është: ç'i sheh syri, ia vjedh dora", Spaho përplaset me socialistët: Ka nisur Vangjush 'Non Grata' që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In