• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zullumi” i PD me koncesionet, Ahmetaj dhe Mima replika të ashpra në Kuvend

by Java News
16/11/2017 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në seancën parlamentare ku është prezantuar buxheti i vitit 2018 i ka cilësuar një farsë shqetësimet e opozitës për koncesionet. Në fjalën e tij, Ahmetaj ka nënvizuar se aktualisht janë 213 kontrata koncesionare aktive, nga të cilat 178 janë bërë para vitit 2013 nga qeveria e PD.

“178 koncesione janë bërë nga PD, nga të cilat 98 për qind janë oferta të pakërkuara, që do të thotë kur biznesi sjell ofertën dhe hyn në procedurë”, ka thënë Ahmetaj. Sipas tij, vetëm në periudhën maj 2013-9 shtator 2013 janë bërë 45 koncesione, në kohën kur qeveria Berisha II ishte në ikje.

“Ndërkohë që ju ishit duke ikur nga pushteti keni firmosur 45 koncesione. Vetëm një ministër i qeverisë Berisha II, në maj 2013 ka firmosur 4 koncesione, në qershor ka firmosur 3 dhe në gusht 2013 kur ishit duke ikur ai ka dalë ditën e diel dhe ka firmosur kontratën e koncesionit”, ka thënë Ahmetaj.

Duke nënvizuar se vetëm 22 koncesione janë firmosur nga qeveria e shkuar 2 ditë para se të largohej, Ahmetaj ka theksuar se kostoja e tyre ka rënë në kurriz të qytetarëve. “40 euro për deklaratë. Ishte taksë e re dhe këtë e di gjithë biznesi, i madh e i vogël. Kolaudimi i makinave, rreshti u rrit, kostoja u rrit. Edhe për hidrocentralin e Devollit, 50 milionë euro ishte rruga që do ta ndërtonte buxheti i shtetit”, ka thënë Ahmetaj.

Ndërsa koncesionet e qeverisë Rama, ka vijuar ai, janë ndryshe pasi paguhen nga buxheti i shtetit. “Për dializën nuk paguan qytetari. Po për check up-in? Sa është kostoja? Është 1.537 lekë, që i kushton buxhetit të shtetit, pasi është një kontroll parandalues që qytetarët e bëjnë falas. Kemi liruar qytetarin nga ngarkesa në kurriz të buxhetit të shtetit”, ka vijuar Ahmetaj.

Më tej ministri ka publikuar shifrat e koncesioneve të bëra nga ministrat e qeverive përkatëse, që sipas tij janë: Genc Ruli 37, Florion Mima 38, Edmond Haxhinasto 19, Erion Veliaj 1, Ilir Beqja 4, Ridvan Bode 3, Sokol Dervishaj 2, Sokol Olldashi 6, Damian Gjiknuri 8.

“Jeni kampionë me 178 koncesione dhe flisni për të vafërit! Ju tatonit të punësuarit që fitojnë, ne nuk i tatojmë”, ka thënë Ahmetaj.

Sa për taksën e pronës, ai ka sqaruar se qytetarët në nevojë e që janë pensionistë të vetëm lirohen nga kjo taksë. “Në Bashkinë e Tiranës janë 60 mijë familje që përfitojnë nga kjo taksë. Politika fiskale për “5 yjet” janë të gjitha skema të reja, ato që do të vinë janë marka”, ka shtuar Ahmetaj.

Mima: 31 për qind e energjisë nga koncesionet e PD

Ndaj deklaratave të bëra nga Ahmetaj ka reaguar ish-ministri i Ekonomisë, Florion Mima, i cili ka thënë se koncesionet e dhëna nga qeveria demokrate kanë filluar të japin rezultat.

“Zoti ministër, nga ato 178 kontrata që përmende, sot duhet të jenë në punë 120 prej tyre, të tjerat janë në ndërtim e sipër. Nga ato që kanë filluar punë, pjesa kontributive e tyre në totalin e energjisë së prodhuar është gati 30 deri në 31 për qind. Kur të 410 hidrocentralet të hyjnë në punë, Shqipëria do të ketë një fuqi të instaluar prej 1.9 miliard giga wat nga 1.6 mld që është totali i fuqisë së instaluar gjatë regjimit komunist”, ka thënë Mima.

Spaho: Buxheti 2018, rritje taksash

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka deklaruar se ndryshe nga sa pretendon qeveria, buxheti i vitit 2018 do të jetë një buxhet me taksa të rënduara për qytetarët.

Këtë, ka thënë Spaho, e provon fakti që në 5 vite qeveria Rama ka rritur 4 herë taksat.

“Në 2014-n 220 milionë euro, 2015-n 160 milionë euro, në 2016-n 40 milionë euro dhe në 2018–n 50 milionë euro. E keni dëgjuar ndonjëherë Edin të thotë se ka rritur taksat? Jo, thotë, i kemi ulur për 95 për qind të shqiptarëve. Kështu tha edhe sotë, nuk u biem në qafë njerëzve. Por kush i paguan këto taksa?”, ka thënë Spaho.

Së pari, ka thënë numri dy i PD, njerëzit duhet të dinë se në vitin 2018 do t’u dyfishohet dhe trefishohet taksa për shtëpitë.

“Qytetarët e Tiranës që kanë një shtëpi të ndërtuar para vitit ‘93 do të paguajnë 45 mijë lekë taksë të re. Qytetarët që i kanë pas vitit ‘93 do të paguajnë 45 mijë lekë”, ka thënë Spaho.

Gjithashtu, ka vijuar ai, nëse sot qytetarët paguajnë 20 mijë lekë për ujin, vitin e ardhshëm do të paguajnë 28 mijë.

“Pastaj do vijë ligji për tatimin e të ardhurave për të gjithë qytetarët në mënyrë progresive. Të gjitha të ardhurat do të tatohen me normën 13 deri në 23 për qind. Në tatimin e qytetarëve të tij Rama ka parimin punist, ngre taksat që qytetarët të mos kenë mundësi të mendojnë përveçse për bukën e gojës”, ka thënë Spaho.

Sot, ka shtuar ai, deklaratat për rritje ekonomike bëhen qesharake kur 90 për qind e popullësisë varfërohet dhe dhjetëra mijëra qytetarë largohen në emigracion.

“Taksë tjetër me efekt negativ në kurriz të qytetarit do të jetë ulja e kufirit të TVSH-së. Në vendin tonë eksperienca ka treguar se kur kufiri është rritur taksat janë mbledhur dhe është rritur buxheti”, ka shtuar Spaho.

ma.me

Next Post
Partizani në situatë kritike, humbet me Laçin

Partizani në situatë kritike, humbet me Laçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

January 31, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Forumi i Dialogut Politik ofron unitet pa transformim

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In