• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zullullandi, zullumqarët dhe negociatat

by Drini Kuqo
12/04/2018 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Drini Kuqo/

Një përallë nga Zullullandi ishte edhe kjo e sotmja, deputetë që përdorin Parlamentin si një ring boksi për të shfryrë ankthet dhe epshet e liga, në prag të një date historike për vendin tonë. 17 prilli është dita në të cilën, për herë të parë Komisioni Europian pritet që të japë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, një proces që do të çbllokojë përfundimisht rrugën tonë europiane, e së bashku me to edhe qindra milionë euro grante për të transformuar Shqipërinë. Problemi është se njëkohësisht me rrugën europiane, çbllokohet edhe një Gogol që u ngjall frikën shumë prej kampionëve të Shqipërisë në hedhjen e gjyles apo shtizës, mishëruar në pako mielli apo shishe uji… reforma në drejtësi.

Nuk është rastësi, që sa herë që prekim Europën, diçka nga hiçi sajohet të ndodhë në këtë vend. Sivjet kjo skenë, një vit më parë barrikadat dhe çadrat në rrugë, dy vjet më parë djegia e një bunkeri në mes të Tiranës… çfarë do qoftë, mjafton që të krijohet një sebep për të thënë që Shqipëria nuk është thjesht një vend me një bukuri të egër, por edhe një vend i populluar nga njerëz të egër që nuk e meritojnë Europën.

Dikur, kur Musolini mori një vendim ogurzi për t’iu bashkuar sulmit të Gjermanisë Naziste mbi Francën, në mënyrë të famshme tha: “Nuk më duhet të fitoj luftën, më duhen vetëm disa të vrarë, sa për t’u ulur në tavolinën e negociatave”. E duke shndërruar politikën në një makiavelizëm zullulandi, zullumqarëve u mjafton një precedent, sa për t’i dhënë shkas dikujt në Europë, e për fat të keq ka shumë të tillë, për të thënë “shihni çfarë barbarë janë këta shqiptarët, mos i bini në viset tona”.

Le të rrinë atje, rraskapitur dhe syrgjynosur, anës detit të palarë dhe pranë sofrës së pangrënë. Kjo, sepse Europa dhe Vetingu janë dy shpirtra të vendosur në të njëjtin trup, dy “alter ego” që nuk bëjnë pa njëra-tjetrën. Ata që sot lëshojnë miell janë ata që kanë më shumë frikë nga vetingu. Të njëjtët, Europa e të cilëve nis e mbaron sa një rrugë nga Vjosa në Bunë, aty ku kanë ngritur sarajet në kurrizin tonë. Ndaj, le të shpresojmë që raporti i Komisionit ndërkohë të jetë shkruar, e të mos vihet më dorë edhe këto pesë ditë të mbetura.

Sot, më shumë se kurrë kemi nevojë që ato negociata të hapen, për të hapur perspektivën tonë europiane, e për t’i dhënë njëkohësisht një shuplakë atyre që përpiqen të na mbajnë të lidhur me të shkuarën tonë.

a.ç

Next Post
VIDEO/ I dehuri vret këngëtaren shtatzënë vetem se refuzoi të kërcente

VIDEO/ I dehuri vret këngëtaren shtatzënë vetem se refuzoi të kërcente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com