• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zsa Zsa Gabor, ylli i kinemasë shuhet në moshën 99-vjeçare

by Java News
19/12/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja Zsa Zsa Gabor, u nda nga jeta pas një infarkt në zemër në moshën 99-vjeçare.

Ajo lindi në Hungari dhe emigroi në SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u shndërrua shumë shpejt në një yll Hollywood-i.

Aktorja ka qenë pjesë e 70 filmave, por më e famshme ishte për stilin e saj të jetesës. Gjatë jetës së saj, Gabor, u martua 9-të herë, ku për herë të parë u martua në moshën 20-vjeçare dhe martesa më e gjatë e saj, ishte martesa e fundit që e bëri në moshën 70-vjeçare.

Emri i saj ishte Sari Gabor, por shumë shpejtë familja e saj filloi t’i fliste Zsa Zsa, emër i cili i mbeti gjatë gjithë jetës së saj private dhe në ekran.

Në vitin 1993, në autobiografinë e saj ”Një jetë nuk mjafton”, aktorja shkroi se e kishte humbur virgjërinë e saj në moshën 15-vjeçare me Qemal Ataturkun, i cili njihet si themeluesi i shtetit modern Turk.

Gjithashtu ajo zbuloi se kishte refuzuar edhe ish presidentin e SHBA-ve, John F. Kennedy si dhe Elvis Presley.

Ndërkohë gjatë një interviste kur ishte e pyetur për marrëdhëniet e mira që kishte me ish bashkëshortët e saj ajo komentoi se asnjëherë nuk e kishte urryer një burrë aq shumë sa t’i kthente diamantet që i kishte dhuruar.

Bashkëshorti i saj, Federic von Anhalt, deklaroi në orët e para të mëngjesit për AFP, se aktorja ishte ndarë nga jeta prej një infarkti në zemër.
“­Ajo nuk vdiq vetëm, të gjithë ishin këtu”, ishin fjalët e tij.

Ndërkohë shumë aktor dhe fansa të saj kanë mbushur profilet e tyre të medieve sociale me statuse për aktoren, duke shprehur ngushëllimet e tyre.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Kina pranon t’ia kthejë SHBA-së sondën e konfiskuar

Kina pranon t’ia kthejë SHBA-së sondën e konfiskuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com