• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ZRPP: 81.5% e pasurive në Shqipëri janë në emër të meshkujve

by
02/09/2015 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ZRPP: 81.5% e pasurive në Shqipëri janë në emër të meshkujve

Shifra tronditëse dalin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në lidhje me raportin e posedimit të pronave sipas përkatësis gjinore të regjistruara pranë këtyre zyrave. Zyrtarë të lartë të ZRPP-së bëjnë të ditur për JAVANEWS se sipas të dhënave të dokumentuara rreth 81.5% e këtyre pasurive janë të regjistruara në emër të meshkujve. Vetëm 18.5% e pasurive janë të regjistruara në emër të femrave.

Këto të dhëna bëjnë të qartë se pjesa dërrmuese e pasurive janë regjistruar në favor të meshkujve. E drejta e trashëgimisë së pasurisë gradualisht po kthehet në një nga temat ku diskriminimi i femrës është tërësisht i dukshëm, ndonëse fshihet nën kapakët e dosjeve në zyrat e ZRPP-së.

Zyrtarë të lartë të këtij institucioni bëjnë të ditur se “ligji ua jep këtë të drejtë femrave, por institucioni i ZRPP-së bën vetëm regjistrimin e pasurive mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e interesuara konform dispozitave ligjore në fuqi”.

Kanuni vs. Ligjit

Janë prindërit ata të cilët në shumicën e rasteve nuk i përfshijnë vajzat e tyre në të drejtën e trashëgimisë së pasurive që ata disponojnë, duke i lënë jashtë testamentit, ndonëse ligji u’a jep këtë të drejtë. Kjo e drejtë e sanksionuar në ligj, shpesh u hiqet vajzave nëpërmjet një mëndësie kanunore, ku e drejta e trashëgimisë së pasurisë u kalon djemve. Kjo ka bërë që në pjesën më të madhe pasuritë të shkojnë në favor të gjinisë mashkullore.

Zbatimi i metodave ekstraligjore, siç është mendësia e kanunit, ka bërë që në gjykata, thuajse në të gjithë vendin, të ketë një fluks të jashtëzakonshëm çështjesh që janë depozituar, ku femrat kërkojnë të jenë pjesë e trashëgimisë pasurore dhe jo të përjashtohen.

Në shumicën e rasteve problemet që kanë të bëjnë me të drejtën e trashëgimisë, si dhe përpilimin e testamentit, janë kthyer në burim konfliktesh të brendshme familjare midis motrave dhe vëllezërve, vajzave dhe prindërve, konflikte që në jo pak raste kanë pasur përfundime dramatike.

Ar. Me

29887575-604d-4b1a-b041-2930de0f45ca---0-

Next Post

Shokuese! 41 vjeçari dorëzohet, policia e qëllon për vdekje (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com