• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zoti Rama, luftën e ke me perspektivën shqiptare. A e ke kuptuar këtë?

by
07/08/2015 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela/

Duket sikur vapa po ngjitet te kushdo dhe po e mpin mendjen e njerëzve për t’u kujtuar se çfarë po bëhët në këtë vend, dhe çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje. Kryesorja është se, çfarë programi të ri ka qeveria aktuale. Deri tani asgjë të re. Ajo nuk po pranohet realisht nga poltika amerikane, dhe jane ngrirë gjithashtu marrëdhëniet politikë me Bashkimin Europian. Merkeli erdhi ne Shqipëri dhe këtkoi institucionalizmimin e shtetit shqiptar. Gjithcka që duhet të ndodhë duhet parë si një shkëputje nga absolutizmi. Politika perëndimore e di që absolutizmi shqiptar është prezent, edhe pse është rrëzuar një absolut si Sali Berisha. Nuk ka mjaftuar; sepse nga Rama priteshin reforma institucionale në funkson të pushtetit. Institucionalizimi i ri i shtetit shqiptar është një vepër e madhe, të cilën ky kryeministër as që ka filluar ta mendojë realisht drejt edhe pse kuptohet që e dëshiron. Pikërisht këtu është bllokimi i poltikës së tij me botën politike përëndimore.

Por si?


Para së gjithash Rama duhet të fillojë të delegojë pushtetin, sepse e ka të pamundur me një imposibilitet absolut që të mund t’i drejtojë të gjitha vetë. Nuk e kuptonte dot kur erdhi në pushtet; por, nëse nuk e ka kuptuar ende, do të ikë në shtëpinë e tij pa lënë asnjë gjurmë në zhvillimin historik të këti vendi; njëlloj si edhe të tjerët. Pse i duhet absolutizmi një kryeministri, shteti i të cilit nuk ka para? Vëtëm nga patologjia. Por kjo s’mjafton. Paratë sigurisht që gjenden me poltikë, por ja që poltika e sotme nuk është ajo e viteve gjashtëdhjetë. Që të përfitosh matërialisht nga Perëndimi, dhe të nisë zhvillimi real në Shqipëri, duhet zhbërë absolutizmi shqiptar. Paratë që do të sjellin zhvillimin duhet të injektohen në treg; por absolutizëm në një ekonomi tregu do të thotë klientelizëm. Ja pse kërkohet institucionalizmi ligjor i Shqipërisë, me një pikë garantizmi: pushet gjyqësor i pakorruptuar. Ateherë? Kur do të fillojë kjo?


Këtë e ka në dorë ky Kryeministër, i cili duhet të largohet nga vetja për të organizuar mendjen, intelektin shqiptar dhe ligjin. Kjo është reforma. Me reformën e arsimit na tregoi se e ka këtë propensitet. Pushteti individual pa aspiracion historik është një vrimë në ujë (në funksion historisë demokratike të nje vendi); por dhe një kërcënim personal i kryeministrit nga perspektiva. Zoti Rama, e dini ju që perspektiva të mbyt, se nuk është ajo e skulpturës apo pikturës, por e historisë? A ka sot një perspektivë shqiptare? Jo, sot nuk ka një perspektivë shqiptare; prandaj Kryeministri shqiptar duhet ta mërrë në dorë këtë çeshtje dhe ta zhvillojë, nëse nuk do që vetë perspektiva t’i dalë kundër. Ajo është ende “në pritje”; sepse Rama e ka fat që nuk ka një tjetër kundërshtar përballë që t’i rrezikojë pushtetin. Por kjo s’mjafton, sepse është e mjaftueshmë vetëm për vegjetim, dhe jo për zhvillimin që kërkon persepktiva.

Next Post

Dasma shqiptare, nusja futet bashkë me makinën brenda në lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In