• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zoti Rama, hiqja këtë turp Tiranës!

by
03/06/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga SKENDER MINXHOZI/

Po flitet shumë për kryeqytetin këto ditë fushate. Me të drejtën që u jep gara, kandidatët e dy rreshtimeve dhe të pavarurit, po debatojnë për rrugët, lagjet, kanalizimet dhe ambjentin. Vetëm për dy godina nuk thuhet asnjë fjalë: Hotel Dajtin dhe Piramidën. E habitshme sesi të gjithë i kalojnë përpara dhjetra herë në ditë, e sërish askush nuk shqetësohet. E pra, janë dy ndërtesat më simbolike të këtij qyteti, që përfaqësojnë dy epoka historike diametralisht të kundërta mes tyre. Por janë dhe dy godina që kanë provokuar shumë sherre në 25 vjetët e fundit dhe që kanë ardhur në kohën që jetojmë, të rraskapitura nga vitet, keqbërësit e rrugës, por më shumë nga keqbërësit e politikës shqiptare.

Po mbushen dy vjet që qeveria Rama ka marrë përsipër të ndryshojë, ndër të tjera, edhe pamjen e qyteteve e rrugëve të vendit. Rilindja e qyteteve është një sfidë që kryeministri Rama e ka afishuar kudo ku ka shkelur në këto javë fushate. Një nismë pozitive, nëse do të përmbushej qoftë edhe pjesërisht, pasi shumë nga qendrat urbane të Shqipërisë vazhdojnë të jenë thjesht konvikte të shëmtuara me pallate të rrjepura e rrugë të pluhurosura.

Në këtë aksion kozmetik kombëtar tingëllon e habitshme, pse jo absurd, që dy ndërtesa si Dajti dhe Piramida, të mbeten jashtë syrit dhe vëmendjes së qeverisë, edhe pse janë në vendin më të dukshëm të Tiranës. Të një qeverisjeje që dikur, në opozitë, u përplas fort dhe për vite me rradhë, që këto dy godina të mos zhbëheshin, pikërisht për simbolikën unike që kanë në vetvete. Ka ardhur (më saktë, ka ikur) momenti, që ndaj Dajtit dhe Piramidës të ketë një vendimmarrje të qartë, për ta ndërprerë në mes më në fund agoninë e turpshme të zhulit dhe shkatërrimit, ku dergjen sot këto ikona të një kohe tjetër. Zoti Rama, jepini fund këtij kalvari, ndaj dy godinave që duhej të ishin vitrina e Tiranës, e jo koshi i plehrave të saj.

Next Post

Video/ Ja fuqia magjike që ka makiazhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com