• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoti Mitsotakis, si do ta zgjidhësh “në mënyrë paqësore me Ramën”, punën e Belerit?!

by Nikoll Lesi
16/10/2023 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nikoll Lesi

Mes Greqisë dhe Shqipërisë ka një moment krize marrëdhëniesh për shkakun e kryebashkiakut të Himarës.

Sot Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pasi u takua me homologun e tij, Edi Rama, u ndal në një prononcim për mediat.

Ai tha se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.

“Po, do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë çështje ka qenë shumë i qartë. Nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore”, tha Mitsotakis.

Kaq tha kryeministri grek me një buzëqeshje tipike greke, ku nënkuptonte se “nëse nuk pranon Rama, do ta shikojë procesin e negociatave me BE”! Por sipas kryeministrit shqiptar kjo mbetet çështje e drejtësisë dhe ai nuk ka fuqi të ndërhyjë te SPAK e gjykatat shqiptare.

Pra si do ta zgjidhin “në mënyrë miqësore”, kur do të jetë drejtësia shqiptare ajo që do të vendosë?!

Nëse Fredi Beleri lirohet së shpejti atëhere ka ndërhyrë Edi Rama, por kjo e zhbën pavarësinë e drejtësisë shqiptare, sikurse flet BE dhe SHBA.

Në të vertetë Fredi Beleri mbahet politikisht dhe me urdhër që të mos lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Ai të hetohet nga drejtësia, por të shkojë në detyrë si i zgjedhur nga populli dhe nëse gjykatat e dënojnë me vendim të formës së prerë, ai le të vuajë dënimin si çdo qytetar shqiptar apo europian, kur shkel ligjet.

Por kjo shprehja “Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore” e thënë nga kryeministri grek në sheshin para kryeministrisë dhe pas shpinës së shefit të qeverisë shqiptare, nuk tregon seriozitet europian, ku na japin leksione për demokracinë.

Sido të jetë, pa e zgjatur, Fredi Beleri duhet të betohet.

Next Post
VIDEO/ Hapet Kolegji Evropian në Tiranë, Presidentja e KE: Do ta shoqërojë Shqipërinë drejt BE, dhuratë që Europa i jep…!

VIDEO/ Hapet Kolegji Evropian në Tiranë, Presidentja e KE: Do ta shoqërojë Shqipërinë drejt BE, dhuratë që Europa i jep...!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Pse kaq i interesuar kryemistri grek per nje “koke shkencore boterore” sic eshte ky rrufjan Beleri qe vendin e ka ne burg dhe jo te drejtoje nje komunitet shqiptar me tre persona me kombesii greke.
    Sa poshte ke rene o Micotaqis!
    Turp qe ska peshore ta peshoje.
    Na vlen me teper nje koke rrumbullak qe nxin dhe sterron perpara nje kombi te lavdishem
    Shqiptar.Ky tip pa hezitim e meriton ti thuash jashteqitje e kombit.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

“Berisha për herë të tretë, ky është ndryshimi?”, Shehi: Protestat, taktikë për kongresin e pranverës

February 6, 2026
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

February 6, 2026
Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

February 6, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

February 6, 2026
Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In