• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoti Llalla, njerëzit thonë se po përpiqesh të ikësh!

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Guri Shyti

Një TV hapi lajmin se Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë është kërcënuar me jetën, dhe kjo, sepse ka në hetim një çështje shumë të rëndësishme. Në kushte të tjera të Shqipërisë dhe në vende të tjera, përveç Shqipërisë, ky lajm do të bënte shumë zhurmë e bujë. Dhe jo më kot: kërcënohet personi më i lartë i organit të akuzës, dhe jo se, bie fjala, “më pa shtrembër”, apo “më shkeli brezin”, por për shkak të detyrës.

Ky lajm duhet të kishte ngritur në këmbë të gjitha segmentet e organeve ligjzbatuese dhe të shpalleshin në kërkim urgjent ata që e kanë kërcënuar. Por, çfarë po ndodh? Askush, madje jo vetëm, organet e sipërcituara, përfshi edhe vetë organin e akuzës, nuk e kanë marrë seriozisht, por as njerëzit e thjeshtë, ata që quhen “të rrugës”. Edhe ata, në bisedat midis njëri-tjetrit, nënqeshin me shpoti kur hapet biseda e “kërcënimit”. Ndër këta njerëz jam edhe unë, që nuk e besoj. Dhe më poshtë po radhis pse nuk e besoj.

Së pari, sipas lajmit të shpërndarë, prokurori paska disa muaj që kërcënohet, aq sa është detyruar të largojë edhe familjen. Si është e mundur, pyesin njerëzit, që kërcënohet Prokurori i Përgjithshëm dhe vetë prokuroria hesht përgjatë disa muajve, ndërkohë që duhej të kishte filluar hetimet, ashtu si për çdo krim tjetër?

Po të ishte i vërtetë kërcënimi kështu edhe duhej të kishte ndodhur, pasi kemi dëgjuar që kërcënohet një qytetar me më pak rëndësi nga Prokurori dhe fillojnë menjëherë të merren masat përkatëse ligjore për mbrojtjen e personit në fjalë.

Së dyti. Sipas lajmit, kërcënimet vijnë me telefon, madje nga burgjet. Po mirë, pyesin sërish njerëzit, si është e mundur që, kur të gjithë telefonat e shtetasve shqiptarë janë të rregjistruar në shoqëritë përkatëse telefonike, madje jo një herë prokuroria vetë është bazuar në ato rregjistrime, dhe në tabulatet që ndodhen atje, për të identifikuar keqbërësin, ose kriminelin, kur është fjala për “kërcënimin e shekullit” (na pëlqen t’i quajmë disa ngjarje kështu), rri dhe vështron se, kushedi, bie nga qielli ndonjë informacion?

Njerëzit e thjeshtë thonë gjithashtu se, “qeni që leh nuk të ha”. Kështu që, kur një kriminel mendon të të marrë jetën, për sebepet që i di ai, nuk të paralajmëron, por, fatkeqësisht, e kryen krimin. Për ta vërtetuar këtë nuk ka nevojë të kërkojmë shumë, pasi ka fakte edhe këtu tek ne, por edhe në Botë.

Por gjithsesi pritja e Prokurorisë për të gjetur fajtorin nuk shkoi kot. Informacioni i erdhi, jo vetëm atyre, por të gjithë opinionit publik dhe, jo nga ndonjë burim dosido, por nga vetë Ai “dixhitali” (emrin e goditur të të cilit e ka gjetur bukur poeti i shquar Arben Duka) i Sali Berishës. Madje janë vënë edhe emrat e personave që e kanë bërë këtë si dhe mënyrën si e kanë realizuar. Nisur që këtej organit të akuzës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të shkojë në mesnatë (siç bëhen këto punë zakonisht) të trokasë në derën e tyre dhe t’i dërgojë prapa hekurave. Kështu edhe Tiku do të qetësohej dhe do të sillte familjen që po i sfilitet nëpër Gjermani, por edhe Berisha do të fërkonte duart nga kënaqësia që, më në fund doli një njeri dhe ia mori seriozisht Atë dixhitalin e tij.

Duke lënë mënjanë Saliun me dixhitalin e tij, asgjë nga ato pistat e mësipërme nuk është ndjekur nga prokuroria, por vetëm është mjaftuar me një njoftim të thatë dhe absurd se “po vazhdon punën normalisht”.

Shkaqet e këtij deklarimi të bujshëm, thonë njerëzit, janë krejt të tjera. Dhe pikërisht. Z. Llalla ka pesë vjet që ndodhet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, disa herë ka deklaruar në media se ka në hetim personalitete të larta të politikës dhe, në fund të fundit, “mali i mbarsur” nuk ka “pjellë asnjë mi”. Në ndërgjegjen e Z. Llalla rëndojnë mbulimi ose mbyllja dhe mos-hetimi i krimeve nga më të përbindshmit, siç ishte krimi shtetëror i Gërdecit, krimi i Rrugës së Kombit, i vrasjes së katër njerëzve krejtësisht të pafajshëm më 21 jannar 2011, në bulevard etj., por edhe mos-hetimi i akuzave që opozita po i lëshon si dallgët e detit në fortunal mbi qeverinë aktuale, dhe sidomos mbi Kryeministrin Rama, akuza që ose duhej t’i hetonte, ose duhej të merrte të pandehuar ata që i derdhin lumë ato.

Të gjitha këto, thonë njerëzit e thjeshtë, janë manovra të Z. Llalla dhe të mentarit të tij Sali Berishës për t’u shpëtuar përgjegjësive që ka ai ngaqë kanë mbetur rrugës hetime tejet të rëndësishme, përfundimi me sukses dhe në kohë i të cilëve, jo vetëm do të kishte forcur stabilitetin në vend, por do të kishte krijuar në botë një imazh shumë më të mirë, gjë që do të përkthehesh në investime më të shumta dhe në luftë më të madhe kundër varfërisë.

Shkurtimisht të gjitha këto janë manovra për t’u shpëtuar masave që vijnë nga miratimi, ndonëse i vështirë, i Reformës në Drejtësi. Rrethi po ngushtohet, prandaj Berisha i dërgoi sinjalin dhe i dha drejtimet pinjollit të tij se ku duhet të mbështetet për të mundur t’i shpëtojë ndëshkimit të padiskutueshëm, duke krijuar alibinë që të marrë azil politik në Gjermani.

Veprimi i Kryeprokurorit është pjesë e skenarit ogurzi të PD për të zvarritur sa më shumë ligjet që do ta bëjnë vepruese Reformën e Miratuar, siç është Vetingu etj.

Kështu flasin njerëzit, Z. Llalla.

Next Post

Sauk, sherr me armë ende pa u gdhirë, shoqërohen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

January 1, 2026
Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

January 1, 2026
Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

January 1, 2026
Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

January 1, 2026
Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

January 1, 2026
Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

January 1, 2026
Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

January 1, 2026
Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

January 1, 2026
Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

January 1, 2026
Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com