• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zoti e shpëtoi Trumpin që ai të shpëtonte botën”, Berisha “karikon” demokratët: Kemi gjetur mbështetje botërore

by S T
13/12/2024 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kreu demokrat Sali Berisha tha se ky është momenti që të kalojmë nga momenti i qëndresës në forcën politike të fitores.

Berisha tha se ata janë shpresa e vetme dhe natyrisht nuk ishin ne shkaku i kësaj, por vendosëm të bëjmë gjithçka për të mbetur si shpresa e pashuar e shqiptarëve.

“Ne ia dolëm të gjejmë një mbështetje botërore në spektrin e djathtë. Janë 3 dokumentet më madhore të 3 organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë ku jepet realiteti në Shqipëri”, tha Berisha.

Kreu demokrat, tha se vetë Zoti e shpëtoi Donald Trumpin që ai të shpëtonte botën nga ideologjitë përtej Marksit, Marksizëm Lelinizmit, po e po, por edhe përtej tyre.

“Kombi amerikan zgjodhi ato vlera të njerëzve të lirë kudo dhe votoi presidentin Donald Trump. Ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Ne qëndruam haptas. Kurrë ndonjëherë nuk jemi prononcuar gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Jo nuk e kemi dashtë.

Kurse kësaj here nuk kemi ngurruar. Nuk mund të ngurronim ne, tu bënim thirrje shqiptarëve kudo që ishin të votonin Partinë Republikane dhe kandidatët e saj, sepse në një farë mënyre kjo ishte me një rëndësi përcaktuese.

SHBA përcaktojnë me agjendën e tyre dhe ndaj ne bëmë thirrje haptas, bëmë çfarë ishte e mundur, brenda ligjit amerikan, pa e cënuar atë, të japim kontributin tonë sado modest, sado minimal në këtë aspekt”, tha Berisha.

Kreu demokrat e konsideroi Xhorxh Soros një monstër, sepse në pikëpamjet e tij që mbështeti tejkaloi Marksin.

“Ju sigurisht nuk keni pasur ndonjë interes të madh të lexoni për komunizmin, se ata që kanë përjetuar diktaturën, ajo ishte socializëm. Komunizmi do të vinte pasi të ndërtonim socializmin. Dhe po të lexoje, shkoje tek bota pa shtete, internacionale do të jetë bota e re, ishte himni i komunizmit. Shkoje tek bota pa kufi.

Por nuk mbaj mend nëse shkoje tek bota pa gjini njerëzore, dhe këta shkuan kaq larg. Këta u cilësuan si ekstremistë të majtë. Jo, këta janë ekstremi i ekstremit të majtë. Këta janë përtej Marksit. Marksi po, se pa kufi janë, pa kufi, por këta tejkaluan dhe këtë”, tha ai.

Next Post
Berisha plan të futë në kaos Tiranën para festave të fundvitit: Më 23 dhjetor do bllokojmë çdo drejtim, nga Qafë Priska në Vorë

Berisha plan të futë në kaos Tiranën para festave të fundvitit: Më 23 dhjetor do bllokojmë çdo drejtim, nga Qafë Priska në Vorë

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Nese Tramf do te mbeshtes ty cfar duhet te thote bota

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

February 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Çfarë ndodh nëse PD ngujohet në shesh

February 3, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Ankimimi i qeverisë për Ballukun, sot Kushtetuesja mblidhet për të marrë vendim

February 3, 2026
Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

February 3, 2026
Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

February 3, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

February 3, 2026
Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

February 3, 2026
“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

February 3, 2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In