Në këto ditë të vështira për Shqipërinë, kryeministri Rama, ka zgjedhur që të përcjellë mesazhe tek njërëzit me anë të fjalëve nga librat e shenjtë, që vetë ai i ka cilësuar si “Fjalët e Shenjta”.
Mesazhi i ditës së sotme ka të bëjë me dhurimin për personat e prekur nga tërmeti.
Për të përcjellë këtë mesazh Rama ka zgjedhur që të përdorë fjalët e Shën Palit, Apostulli i Kombeve, ku në letrën e dytë i drejtohej Korintasve.
“Fjalët e Shenjta: Shën Pali, Apostulli i Kombeve, në letrën e dytë, drejtuar Korintasve (9:1; 6-7) Kumton| Secili të japë aq sa ka ndarë në zemër, pa mërzi dhe pa shtrëngim, sepse Zoti e do atë që dhuron me gëzim”, shkruan Rama. /e.s/











