• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zoti Braho a do të shohim drejtësi për 21 janarin?” Ja si përgjigjet kreu i SPAK

by S M
03/07/2026 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i SPAK, Klodian Braho, nuk komentoi ecurinë e hetimeve për ngjarjet e 21 Janarit, duke theksuar se dosja vijon të jetë në hetim dhe se çdo pretendim duhet t’i drejtohet organeve kompetente.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, deputeti socialist Pacaj ngriti shqetësimin për vonesat në zbardhjen e vrasjes së katër protestuesve në 21 Janar 2011, duke kujtuar se kanë kaluar 16 vite pa u vënë drejtësia në vend. Ai kërkoi gjithashtu që të shmangej nga hetimi prokurori i çështjes për shkak të konfliktit të interesit.

“Jemi 16 vjet pas vrasjes së 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në mes të Tiranës. Ngjarja nuk po zbardhet. Autorët dhe ekzekutuesit po sfidojnë si drejtësinë e re ashtu edhe të vjetër. Gjykata e Strasburgut i cilësoi këtë çështje si vrasje shtetërore. E mbështetur edhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së lartë që u shprehën me detyra të qarta sesi SPAK duhet ta ndjekë këtë hetim. Unë si përfaqësues i qarkut Lezhë dhe ndjeshmërisë se i ndjeri Aleks Nika ka qenë edhe miku im dua të përcjell atë që familjarët e shohin si shqetësim. Prokurori që ka në dorë çështjen është i njëjti që ka kundërshtuar në kolegjin penal që këtë çështje duhet ta gjykojë SPAK dhe kjo është në konflikt interesi dhe të shmanget prokurori që është njohës i mirë i çështjes e ka përfaqësuar këtë dhe e ka cilësuar si vrasje me dashje, zoti Dumani. Ndërkohë që gruaja e fëmijët presim kam një pyetje:  A do të kemi drejtësi për 21 janarin, që të paktën prindërit e Aleks Nikës të shohin drejtësi për djalin e vet sa janë gjallë?”, tha Pacaj.

Në përgjigje, Braho deklaroi se nuk mund të japë komente për një çështje konkrete në hetim.

“Pyetja juaj lidhet me një çështje të ndjeshme, konkrete, me pretendime. Ajo që mund të themi është që çështja është në hetim, dhe hetimet vazhdojnë. Nuk kam koment tjetër për këtë çështje. E kuptoj ndjeshmërinë e rastit, po nuk e zgjidhim dot në këtë seancë këtë çështje e këto pretendime. Nëse palët kanë pretendime ti drejtohen organeve kompetente SPAK dhe të marrin përgjigje siç e përcakton kodi i procedurës penale”, u shpreh ai.

Edhe deputeti demokrat Gent Strazimiri e pyeti kreun e SPAK nëse në kuadër të hetimeve mund të merret në pyetje si dëshmitar ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, duke iu referuar deklaratave të tij publike për ngjarjet e 21 Janarit.

“Ka një intervistë me 21 shtator 2011, nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili thotë publikisht se: Pas 21 janarit ka një celulë antiamerikane. Dëshmon 40 e ca minuta që ai dhe ekipi i tij në ambasadë e ka ndjekur hap pas hapi, gjithçka që ishte e përgatitur dhe e organizuar që të mund të nxirrte në një veprim të detyruar forcat e rendit. Pyetja ime është, ekziston mundësia që të pyetet si dëshmitar Arvizu, stafi i tij në ambasadë që siç thotë ka regjistruar minutë pas minute gjithçka? A mund të merren si burime për të dalë tek e vërteta për një hetim të gjithanshëm të paanshëm dhe gjithëpërfshirës?”, pyeti Strazimiri.

Braho theksoi se grupi i hetimit ka kompetencë të plotë për të kryer veprime hetimore si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

“Prokurori i çështjes mund të kryejë hetime si brenda Shqipërisë edhe jashtë vendit. Është kompetencë e grupit të hetimit të vendosë se çfarë veprimesh do të kryejë”, deklaroi kreu i SPAK.

Next Post
VIDEO/ Protestuesi ironizon Shehajn: I pafytyrë! Ka dy vite që është miratuar ligji… U kujtove tani që vijnë europianët!

VIDEO/ Protestuesi ironizon Shehajn: I pafytyrë! Ka dy vite që është miratuar ligji... U kujtove tani që vijnë europianët!

Comments 1

  1. Hari says:
    2 months ago

    Sa per 21 janarin,I pari qe duhet te japi llogari eshte rama!nxiti dhune ne proteste dhe duke shkelur mbi kufomat e 4 te vrareve Mori qeverine!I Kishte te gjitha te llogaritura Deri ne detajin e fundit!kurse Tani ata qe Jane te dhunshem ne proteste Jane “llumi”I popullit!futeni more pas kangjellave bashke me langot e tij,PSE nuk Po e beni,cfare Ben spak-u?ka plot prova kunder tij dhe kunder langove e kurv….e qe ka mbledhur ne parlamentin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com