• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zoti Basha, unë jam gardisti që shkela urdhrin tënd në 21 Janar!”

by A R
26/05/2019 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit Agron Malaj ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha, si pjesë e gardistëve në protestën e 21 janarit.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj bën me dije se më 21 janar 2011, ai nuk ka zbatuar urdhërat që vinin nga Basha (ish-ministër i Brendshëm) dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët, ndërsa thekson se kurrë nuk ka abuzuar me detyrën për të qëlluar mbi protestuesit.

“Nuk është mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon. Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale.

Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje. Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit”, shkruan Malaj.

Postimi i plotë i Agron Malajt:

Lulzim!

Prej kohësh unë, familja ime e Partia Socialiste jemi kryefjalë e sulmeve, shpifjeve e sajesave Tuaja.

Kam vendosur të të përgjigjem publikisht sepse këtë ma kërkojnë edhe matjanët e mi.

Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhërat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhërat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon.

Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale.

Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje.
Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhërat për të qëlluar mbi protestuesit.

Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin t’u kërkoj besimin për t’u shërbyer matjanëve.

Ju akuzoheni se keni vjedhur 230 milion euro në Rrugën e Kombit. Ndërsa unë çdo gjë e kam ngritur me mund e djersë, me punë të ndershme. Kam drejtuar për pesë vjet OSHEE Rajoni Burrel dhe kam faktuar se si punohet me korrektësi e ndershmëri. Unë nuk kam fjetur gjumë si Ju në Bashkinë e Tiranës. Kam elektrifikuar pas shumë dekadave rrethet Dibër, Mat, Bulqizë, Mirditë e Kurbin.

Për herë të parë pas drejtimit të partisë Tuaj matjanët nuk paguajnë para për vendet e punës, nuk ndëshkohen politikisht, nuk shfrytëzohen për tubime elektorale. Ata që ju yshti të flasin vazhdimisht ndaj personit tim e kanë parë lidhjen time të ngushtë me banorët e Matit.
Nuk jam akuzuar kurrë për trafiqe dhe vrasje.
Unë i jam ndodhur pranë çdo matjani, në gëzime e hidhërime dhe e kam bërë me zemër. Ju më sulmoni mua sepse matjanët ju braktisën dje. Qytetarët e Burrelit nuk iu përgjigjen thirrjes tuaj për protestë në sheshin “Demokracia”, ndaj sollët militantë nga Laçi, Mamurrasi, Thumana, Lezha, Miloti, Bulqizë, e Dibra dhe i mbyllet në një qoshe të Pallatit të Sportit.
Lulzim !
Kam një mesazh për Ju. Moralin, dinjitetin, integritetin tim nuk e përbaltni dot pavarësisht përpjekjeve Tuaja të dështuara njësoj si 8 vjet më parë.

Next Post
Rama, tjetër letër Bashës: Po e shtyjmë mitingun tonë, meqë keni protestë më 31 Maj

Rama, tjetër letër Bashës: Po e shtyjmë mitingun tonë, meqë keni protestë më 31 Maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In