• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoti Basha, bëhu lider ose largohu!

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy ditët e fundit Partia Demokratike ka bërë një kthesë të fortë politike për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një javë më parë, kreu i saj Lulzim Basha deklaronte se opozita ishte gati të votonte ngritjen e Byrosë. Madje kërkonte që drafti të vinte sa më parë në Kuvend , akuzonte Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se po mbante të fshehur dokumentin për të cilin kishin rënë dakord të gjitha palët: PS, PD dhe LSI. Qeveria miratoi të mërkurën draftin që është hartuar veç ekspertëve politikë, edhe nga ekspertët e SHBA dhe BE, duke plotësuar dëshirën e kreut të PD-së për ta sjellë sa më parë në Parlament. Pra dukej se konsensusi ishte arritur dhe votimi ishte çështje formale, por dje opozita ndryshoi krejtësisht qëndrim.

Basha dje deklaroi se drafti nuk do të marrë votat e PD-së, pasi varianti i qeverisë nuk është ai për të cilët janë dakordësuar palët. Deklaratat e Bashës u parapri nga një qëndrim i ish-kryeministrit Sali Berisha mbrëmjen e së mërkurës. Dje Kuvendi u përfshi nga debate se kush kishte të drejtë. Palët kërcënuan njëra-tjetrën se do të nxirrnin në publik detaje nga negociatat PS-PD ku ishte diskutuar dokumenti i Byrosë Kombëtare të Hetimit. E gjitha kjo situatë ka vënë në pozitat e gënjeshtarit një prej aktorëve kryesorë politikë. Nga një anë mazhoranca, kryeministri dhe Ministri i Brendshëm thonë se deri dy ditë më parë kishin rënë dakord me Bashën, por pas daljes së Berishës gjërat ndryshuan. Nga ana tjetër janë dy qëndrime të Bashës;ai para publikimit të draftit dhe qëndrimi i ditës së djeshme që mohon dokumentin e miratuar nga qeveria. Në këtë rast janë argumentet e Bashës ato që nuk bindin dhe tregojnë luhatje në linjën zyrtare të Partisë Demokratike. Por e verteta mbetet se nuk është Basha në bindjen e tij, porse ka vendosur ish-lideri i PD-së.

Nuk është vetëm mungesë serioziteti, por më shumë se kaq është mungesë lidershipi në Partinë Demokratike. Qëndrime të tilla dëmtojnë në radhë të parë vetë opozitën, por edhe karrierën personale të kryetarit të saj. Përgjigjen e pyetjes së përse u tërhoq Basha e dinë të gjithë në Partinë Demokratike. Tërheqja lidhet me qëndrimin e ish-kryetarit Sali Berisha. Porsa u miratua drafti nga qeveria ai ishte i pari që e sulmoi duke i dhënë sinjal mbështetësve të tij që të bënin të njëjtën gjë. I gjendur para faktit të kryer, Basha nuk kishte rrugë tjerr veçse ti bashkohej argumenteve të Berishës duke thënë se drafti nuk është ai për të cilin kishin rënë dakord me Ramën.

Por në këtë rast Basha jo vetëm mori përsipër kostot e një dyzimi politik, por dëmtimin e imazhit si një partner i besueshëm tek ndërkombëtarët. Në miratimin e këtij ligji nuk është vetëm PS dhe LSI, por edhe ndërkombëtarët. Ndaj dhe qëndrimet e kreut të PD-së u kanë dhënë një arsye më shumë ambasadorëve që sa herë të flasin me opozitën më parë të kalojnë nga zyra e Berishës. Në të vertetë Berisha po e dëmton imazhin e liderit të PD-së, i cili në të vertetë është një lider i një brezi të ri, europian. Ndaj një situatë të tillë mund t’i japë fund vetëm Lulzim Basha. Pas tre vitesh në drejtimin e Partisë Demokratike duhet të tregojë se është ai kryetari dhe jo një “zëvendës” i ish-kryetarit.  Është koha që jo vetëm të shpëtojë fytyrën e PD-së që është bërë objekt barsoletash mes diplomatëve, por edhe të tregoj se ai nuk është një politikan kalimtar në PD. Është koha të tregoj se është Lider.

Sigurisht, nuk është e lehtë të shpëtojë nga hija e ish-kryetarit në PD. Por Bashën nga Berisha e shpëton vetëm Basha. Një lider që nuk fiton “betejën” politike me të vetët nuk do jetë në gjendje as të fitojë zgjedhjet me kundërshtarët. Zgjedhjet nuk janë larg dhe Bashës nuk i mbetet shumë kohë të tregojë se është ai kryetari i real i partisë. Në të kundërt do të duket sikur u zgjodh kryetar vetëm për të zgjidhur hallet e Berishës me drejtësinë duke bllokuar Byronë dhe Reformën në Drejtësi.

Ndonëse Bashën e zgjodhi vetë Berisha, porse me këto qëndrime vetëm sa po e sakaton politikisht dhe publikisht. Kryetari de jure i PD-së ka nevojë të sfidojë krejt lidershipin e vjetër në selinë blu, pasi vetëm sa zgjat agoninë e tij për të fituar zgjedhjet e për ta kthyer PD-në në pushtet.

Edhe Berisha ka nevojë ta lerë të lirë Bashën, nëse e zgjodhi si më të mirin në selinë blu.

Zgjidhja është :ose të ikë Basha, ose të largohet Berisha nga dëshira për të diktuar !

Marrë nga Kohajone.com

 

Next Post

Intervista e Enver Shëngjergjit/ Nga arti në komunizëm, tek b....e Çiljetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

ISHP nis dezinsektimin ndaj mushkonjave, Ulqinaku: Jemi të pafuqishëm pa ndihmën e bashkive dhe privatit

June 8, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

Zgjedhjet në Kosovë, Kaja Kallas apel liderëve politikë: Formoni sa më shpejt qeverinë

June 8, 2026
Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!

Teherani reagon pas akuzave të Ramës për luftë hibride: Ai po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!

June 8, 2026
Del fotoja, ky është autori i vrasjes në Kamëz!

Del fotoja, ky është autori i vrasjes në Kamëz!

June 8, 2026
Amnistia penale/ “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?” Gogu i përgjigjet deputetit të PD

Amnistia penale/ “Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?” Gogu i përgjigjet deputetit të PD

June 8, 2026
PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve, Bardhi: Sjellim në Parlament zërin e shoqërisë

PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve, Bardhi: Sjellim në Parlament zërin e shoqërisë

June 8, 2026
Vrasja në Paskuqan, Policia jep detaje: Kontrolle intensive për kapjen e autorit

Vrasja në Paskuqan, Policia jep detaje: Kontrolle intensive për kapjen e autorit

June 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e martë 9 qershor 2026

June 8, 2026
Stanaj: Kina, një ëndërr e bërë realitet!

Stanaj: Kina, një ëndërr e bërë realitet!

June 8, 2026
Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In