• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

by Java News
26/05/2025 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Minella Aleksi

Janë role me qëllime primare të dallueshme, me përgjegjësi dhe konsiderata etike të ndryshme. Është shumë e vërtetë që një mjek i aftë dhe i përkushtuar nuk bëhet automatikisht një politikan i mirë. Shëmbullin më demostrativ e shikojmë dhe e dëgjojmë prej 35 vjetësh. Koleg i nderuar, ty nuk të lanë në baltë votuesit. Përkundrazi, ata të respektuan me mëndje dhe të deshën me zemër, sepse ti tregove gjatë pandemisë që me mëndje i respektove dhe me zemër i deshe.

Tregove që ishe në lartësinë e funksionit të mjekut. Ti nuk kurove sëmundjen, u kujdese dhe shërove njeriun e sëmurë. Ty të la në baltë, madje të përdhosi partia jote. Edhe sa herë të tjera pret ti që të gënjehesh prej saj?. Ti intelektualisht nuk je as Luli, as kolegu Flamuri, as Belindi, as Jozefina, as Paloka, etj, etj..

Ti ishe një zë serioz, i mirëpritur dhe i dashur gjatë pandemisë, ndryshe nga disa të tjerë mjekë që sot në mëndjet e njerëzve janë harruar. Në kuadrin e zgjedhjeve për deputet besoj e bën një dallim shumë të madh. Dikur kur tragjikomiku, Luli i partisë, rinumëronte votat dhe autoriteti shpirtëror më i madh i shqiptarëve i kërkoi që të tërhiqej nga ajo lojë qesharake, ai nuk e dëgjoi atë por zbatoi urdhërin e njeriut tek i cili ishte peng. Njerëzit regjistrojnë dhe t’a japin reston për aq sa peshon. Krahaso votat e Lulit sot me numrin e votave që të dhanë zemrat dhe mëndjet e votuesve. Mos i zhgënje dashamirësit.

Ngrihu mbi veten, kapërceje “egon-Unin” dhe falëndroji thellë nga zëmra për besimin që të dhanë. Ngrihu në lartësinë e njeriut me dinjitet jo të nëpërkëmbur, por me atë respekt që e meriton. Ka vetëm një mënyrë për të gjetëur veten dhe të vërtetën brënda vetes. Të vërtetën që të “armatos” me kurajon e nevojshme për t’ja pranuar vetes dhe t’ua thuash të tjerëve me zë të lartë që, ti nuk je si ata. Mbaje mirë parasysh ti dhe të tjerë si ty. Nëse do të të japë dhuratë Belindi e Flamuri poltronin e deputetit me numërime si të Lulit, dije mirë se ke për të qënë dy herë peng i kryetarit të partisë, i dhjerë por krenar.. Ashtu si janë gjithë të tjerët në të dyja partitë, pengje të kryetarëve.

Që nga momenti kur ti dhe të tjerët si ty pranuat që ti nënshtroheni mashtrimit të Berishës me Primaret ju “vratë të vërtetën”, dorëzuat si të pavlerë integritetin tuaj moral përballë Berishës. Më vjen keq kur të shoh që nuk ke nxjerrë ndonjë mësim nga fushatat zgjedhore të kolegut tënd Kosova dhe të Këlliçit, në duart e të cilit Berisha ka lënë fatin tënd politik. Integriteti personal, triumfi mbi veten për të vërtetën, është më e vlefshme sesa fitorja që kalon nëpër “ferrin berishian” për një karrige deputeti.

Njerëzit vazhdojnë të të vlerësojnë por nuk të duan që t’u jargavitesh atyre që sot të shikojnë dhe të qeshin, nga pozicioni si deputet prej listave të mbyllura. Mos harro, historikisht mjeku ka qënë njeri me status të lartë në shoqëri. Për rolin jetësor në mbarëvajtje të shoqërisë dhe devotshmërinë me të cilën e ka kryer atë rol. Ky është momenti kur siç e thotë fjala e urtë popullore: me njoh veten është urtësi, me qeveris veten është trimëri. Dhe trimëria është si shkrepsja, hyn në punë vetëm një herë. Historia nuk vlerëson heshtjen, zvarritjen, përkundrazi.

Next Post
U ndalua nga forcat serbe në Merdar, lirohet ish-deputeti i Kosovës

U ndalua nga forcat serbe në Merdar, lirohet ish-deputeti i Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelenskyy: Ukraina ka rimarrë 745 km katrorë gjatë një operacioni preciz këtë vit -

“E dimë që ai është i vdekshëm”- Zelensky jep alarmin: Putin po pret dimrin që të sulmojë! Na duhen 360 raketa ‘Patriot’ dhe…

August 24, 2026
E pazakontë në Shëngjin/ Malazezi denoncon humbjen e gruas, policia vihet në kërkim

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari nga Kosova gjendet i pajetë në det, dy pistat e hetimit!

August 24, 2026
“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

“Është shndërruar në një platformë për përçarje”- Holanda tërhiqet nga “Eurovisioni”: Konkursi s’është më neutral!

August 24, 2026
Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

Arrestimi i dy diplomatëve iranianë nga Franca ‘tërbon’ Teheranin: E patolerueshme, Parisi të kërkojë falje!

August 24, 2026
Sherr me policinë për parkingun e makinës, procedohet penalisht drejtori i Ujësjellësit të Përmetit

Shoferët e pabindur, Policia Rrugore arreston dhe procedon 55 brenda javës, 36 ishin të dehur! Mbi 11 mijë gjoba

August 24, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

August 24, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

August 24, 2026
Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

Arrestohet 34‑vjeçari që kanosi me armë zjarri tre shtetas, sekuestrohen pistoleta dhe municion luftarak

August 24, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Edhe një herë për të majtët që iu mbajnë flamurin fashistëve në protestë

August 24, 2026
Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

Përkeqësohet gjendja e monarkut më të vjetër në Evropë, Pallati Mbretëror: Ka reaguar ndaj trajtimit

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com