• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zotërinj “kamarierë”, mbrojeni kauzën, shërbejeni protestën të pastër

by Java News
13/08/2026 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Minella Aleksi

Protesta vijon në një ecuri të njëtrajtshme, tashmë e vakët dhe me kurbë temperature me vlerë kostante. Pasi konsumoi me entuziazëm pikun e saj fillestar, tani duket se ka hyrë në fazën e qëndrueshme të ekzistencës: as nuk ftohet aq sa të mbyllet, as nuk ngrohet aq sa të marrë përsëri flakë. Thjesht vazhdon. Besnike ndaj vetes dhe, mbi të gjitha, ndaj njëfarë inercieje që tashmë duket se është bërë programi i saj kryesor. Një inerci e vakët, ku mediokriteti ka gjetur temperaturën e vet ideale: mjaftueshëm i gjallë për të vazhduar, por jo aq sa të të zgjojë ndonjë dëshirë për t’u bërë pjesë e saj. Një spektakël pa kulm, pa kthesë dhe, mbi të gjitha, pa atë shkëndijën e bezdisshme që të detyron të ngrihesh nga karrigia. Në atë pikë ku mund të parashikosh jo vetëm ç’do të ndodhë nesër, por edhe sa entuziazëm do të ketë në zërin e folësve. Thjesht të lë indiferent. Dhe indiferenca për një protestë, është ndoshta një nga format më të hidhura të dështimit. Sepse edhe gjërat më të mira, kur i tepron, bëhen të padobishme. Problemi është se protesta po rrezikon të kthehet në një lloj “talent shoŵ” politik, ku kriteri kryesor për të marrë mikrofonin nuk është të kesh ndonjë gjë për të thënë, por të kesh mjaftueshëm emocione për të thënë me zë të lartë çdo gjë që të vjen spontane. Kështu protesta humbet thelbin dhe fiton formatin e një estrade me hyrje të lirë dhe pa audicion. Protesta në fillim, kish shumë emocion. Javën e dytë vijoi me udhëtim drejt aeroportit, më pas me përsëritje parullash e fytyra ëngjëllore fëmijësh,futur me mjeshtëri në skenarin e një drame që nuk u përket. Prania e grave dhe vajzave në rrjeshtin e saj të parë demostron dekor interesant emancipues. Pastaj rutina. Dhe më në fund, prodhimi në seri. E njëjta parullë. I njëjti zemërim. I njëjti mikrofon. I njëjti ton dramatik. I njëjti repertor. Vetëm fytyrat ndërrohen, që të ruhet njëfarë iluzioni diversiteti. Dhe kështu protesta funksionon si linjë prodhimi. Një protestë për mëngjes, regjistrim i një nate më parë. Po ai regjistrim përsëritet për drekë. Një protestë e radhës në vazhdim për darkë. Të gjitha të freskëta, të gjitha me të njëjtën shije. Zhurma i bën të dukshëm, por jo domosdoshmërisht të besueshëm. Protesta nuk ka nevojë të bëhet një serial me sezone të pafundme, ku çdo episod ka të njëjtin konflikt, të njëjtin dialog dhe vetëm një ndryshim të vogël, shtohet flamuri “Shqipëria etnike” në krye, krahas flamurit kombëtar. Nuk e kuptoj pse flamuri i (Etnikes) duhet të ketë ngjyrë të errët e dizajn të ngjashëm me flamujt që përdoren në revoltat e komuniteteve arabe të Lindjes së mesme?

Protesta në këtë mënyrë, vazhdon si produkt industrial në seri, shkon drejt standartizimit dhe kur protesta standartizohet, edhe zemërimi fillon të duket si prodhim fabrike. Kur protesta fillon të prodhohet në seri, ajo nuk bëhet më e fortë. Thjeshtë është më e shpeshtë. Protesta e flamingove ka nevojë të ketë arsye të fortë për të ekzistuar dhe realisht ka, sepse mbështetet mbi shqetësime ose probleme që meritojnë të dëgjohen. Nuk përbën arsye për të ekzistuar me parullën: “Berisha në burg, Rama në burg”!

Parullë me rimë: e shkurtër, e qartë dhe pa shumë lodhje mendore. Dy emra, një destinacion.

Dhe ndoshta këtu revolta fillon të humbasë ndjeshëm nga freskia rinore e të rovoltuarve dhe të marrë shije dhjamosjeje konservimi: hapet kutia, del avulli i indinjatës dhe brenda, gjen gjithmonë të njëjtët peshq. Një revolucion me menu fikse.

Problemi është se, duke e përsëritur mjaftueshëm gjatë, rrezikon të mos duket më si kërkesë për drejtësi, por si një shërbim transferimi politik. “Berisha në burg, Rama në burg!” Mirë. Ja e bëmë transferimin. Po pastaj? Sepse në këtë pikë lind pyetja e bezdisshme që parullat nuk e kanë shumë qejf: Për çfarë? Nëse përgjigjja është “sepse janë të këqij, të korruptuar”, atëherë kemi zëvendësuar drejtësinë me një sondazh emocionesh popullore. Nëse përgjigjja është “sepse kështu duam ne”, atëherë kemi një problem edhe më të madh: burgu nuk mund të funksionojë me votim publik si në komunizëm. Drejtësia nuk është konkurs popullariteti dhe qelia nuk është çmim i parë për politikanin që ka mbledhur më shumë zemërim. Ndryshe parullën thërriteni, “Berisha në burg, Rama në burg, dhe protestuesit në radhë për të zgjedhur qelinë.”

Karvanet e diasporës nuk mund të mungonin, sigurisht: sepse çdo spektakël që respekton veten ka nevojë edhe për pak mallëngjimpërzier me lotë, të ardhur me autokolonë.” Nga pushues sezonal në protagonist të kauzës së flamingove, një transformim më i shpejtë se nxirja e gushtit. Menjëherë shpallet një tjetër ngritje historike e temperaturës së patriotizmit kombëtar. Provë e pakundërshtueshme se kemi përpara mbështetës të flaktë të kauzës së flamingove. Natyrisht, diaspora ka njerëz që interesohen sinqerisht për vendin, ndihmojnë familjet, investojnë, kontribuojnë dhe e ndjekin me vëmendje atë që ndodh këtu. Diaspora nuk është një kor grek bretkosash që rri zgjuar natën për të komentuar tragjedinë shqiptare. E disiplinuar nuk duron dot, sa të vijë fundjava për të zbarkuar në Tiranë.

Uroj dhe them “mbrojeni kauzën”, me dëshirë që të ruhet e pastër, e pavarur, autentike dhe mbi të gjitha tuaja. Besoj fort se çdo qytetar do ju kërkonte që të mos lejoni që një kauzë që u përket të gjithëve të shndërrohet në shërbim për llogari të dikujt tjetër. Sepse protesta e vërtetë duhet të ketë zërin e qytetarëve, jo porosinë e atyre që rrinë në kuzhinën e politikës. Shërbejeni me dinjitet, ruajeni recetën e kauzës dhe, herë pas here, hidhini një sy edhe faturës, thjesht për të qenë të sigurt se porosia është ende ajo që u nisët për të servirur.

Next Post
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në Durrës

August 13, 2026

Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin për Dadon: Gjykata nuk shqyrtoi në themel padinë për emërimin si prokuror

August 13, 2026
Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

August 13, 2026
Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

August 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

August 13, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Zotërinj “kamarierë”, mbrojeni kauzën, shërbejeni protestën të pastër

August 13, 2026
VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

August 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

August 13, 2026
Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

August 13, 2026
Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com