• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zoran Zaev: Nuk dorëhiqem pa u rritur rrogat dhe pensionet

by A R
25/12/2019 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në mesin e muajit prill edhe më tej mbetet e pasigurtë, përkatësisht varet nga miratimi i pakos së ligjeve në rend dite në seancën parlamentare me rreth 120 pika, e cila po vazhdon. Kryeministri Zoran Zaev sot përsëriti se përparësi është votimi i ligjeve për rritjen e pagave dhe të pensioneve.

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje nëse dikush i bllokon proceset e  këtilla. Pa dhënë dorëheqje, nuk ka fillim të të gjitha procedurave. Secili i pret 900 denarët nga pensionistët, që janë 322 mijë në numër, qytetarët që punojnë në arsim, mësuesit, arsimtarët, profesorët presin pagë më të lartë, mjekët, motrat medicinale, çdo ditë e tyre varet nga vendimi nëse do të mbeten këtu ose do të largohen. Gjërat e këtilla nuk guxon t’i rrezikojë askush prej nesh.

Opozita në pakon e ndryshimeve ligjore për të cilat votohet në Kuvend sheh edhe baza të kontestueshme dhe të ndryshme, ndërsa kushtëzimet e Zaevit i interpreton si përpjekje për të ikur nga zgjedhjet.

Aleksandar Nikolovski, përfaqësues i VMRO-DPMNE: Të përkujtoj, ka ligj për ndryshimin e kodit zgjedhor, përkatësisht të modelit zgjedhor, për të cilin nuk ka konsensus politik. Pastaj ka ligj për armatën, ku ne themi se do ta pranojmë, përveç ndryshimit të emrit të armatës, që paraqet shpërfytyrim të së njëjtës. Ne nuk do të pranojmë ligj për shpërfytyrimin e shtyllës së Maqedonisë, ARM-së për asnjë çmim, sidomos jo tani, nuk duhet t’i ndryshohet emri dhe këtë nuk mund ta kërkojë askush prej nesh.

Nikolovski e kritikoi edhe vendimin e qeverisë për të hedhur poshtë procesin e lustrimit, nëpër të cilin qeveria e mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas shumë analistëve njollosi dhjetëra persona për bashkëpunim me shërbimet e mëparshme sekrete.

Aleksandar Nikolovski, përfaqësues i VMRO-DPMNE: Në mënyrë skandaloze propozohet amnisti për kodoshët, ata që ishin të përfshirë në procesin e lustrimit dhe heqjen e të njëjtit, që do të thoshte pastrim me anët e errëta të komunizmit.

Sipas Zaev, procesi i ka shërbyer VMRO-DPMNE-së për luftë me kundërshtarët politikë dhe ishte i padrejtë.

Zoran Zaev: Të gjithë mund të pajtohemi se ky ligj nuk është i drejtë, lustrimi si proces nuk ishte i drejtë, kur për një proces është plotësisht e vërtetuar se ka qenë i politizuar, se është miratuar me qëllim të politikës kush të jetë i lustruar dhe kush jo, atëherë keni obligimin më të vogël që ta hidhni poshtë.

Ish-profesori universitar dhe ambasadori Gjorgji Spasov, një nga personat e lustruar akademikë, me lustrim të hedhur poshtë para dy vitesh, në profilin e tij në Facebook ka shkruar : “Ky është lajm i mirë, më në fund ka drejtësi”. Sipas propozimit të qeverisë, personat e lustruar tani kanë mundësi që në gjykata të kërkojnë kompensim nga buxheti i shtetit për dëmin e shkaktuar.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi mujor, dashuria, puna, financat për muajin Janar 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In