• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Zonjë më ndihmo, më kanë plagosur…” Detaje të reja nga vrasja e italianit, del dëshmia e shqiptarit

by A R
23/07/2024 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën e 20 Korrikut në Itali ku një 42-vjeçar shqiptar vrau me thikë një 28-vjeçar italian. Viktima është Stefano Bartoli ndërsa autori Erjon Behari, siç shkruajnë mediat fqinje.

Sipas të njëjtave burime, ata të dy janë takuar për të folur në lidhje me disa çështje financiare, por më pas situata ka degraduar në tension dhe përfundoi me vdekjen e 28-vjeçarit para shtëpisë së Beharit. 43-vjeçari është rezident në rrugën Due Giugno në Spoleto.

Dyshimet janë se Behari ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e goditi Bartolin me një thikë kuzhine. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste italianin, por vetëm ta trembte që të ikte duke menduar se e kishte lënduar lehtë.

Megjithatë, atij i janë vënë prangat për vrasje me dashje dhe aktualisht ndodhet në burgun e Spoletos. Autoritetet kanë sekuestruar edhe armën e krimit dhe pritet të sqarojnë më mirë dinamikën e ngjarjes. Për këtë arsye, pritet edhe autopsia mbi 28-vjeçarin.

Pasi u plagos Bartoli kërkoi ndihmë tek një zonjë e moshuar, e cila bashkë me djalin e saj u përpoqën që të bllokojnë plagën. Kanë qenë ata që kanë thirrur ambulancën dhe policinë.

“Pashë një djalë duke u ngjitur në gardhin e shtëpisë dhe duke më thënë “zonjë më ndihmo, thirr ambulancën. Më kanë goditur me thikë. Isha në kuzhinë duke mbushur lavastoviljen dhe kisha dritaren e hapur”, tha e moshuara që ndihmoi të riun.

“Më pas erdhën [ambulanca] dhe e morën ndërsa në të njëjtën kohë mbërritën dhe karabinierët”, tha ajo për mediat italiane.

Bartoli dhe Behari kishin njohje prej kohësh. Të dy i përkasin botës së krimit në Spoleto. Sipas hetimeve, ata janë përgjegjës si bashkëpunëtorë për vjedhjen e disa lokaleve dhe dyqaneve muajt e fundit. Bartoli kishte disa rekorde kriminale, ndërsa Behari ishte në liri me kusht për sjellje të rrezikshme në publik.

/a.r

Next Post
Aksident i rëndë te ‘Porcelani’ në Tiranë, makinat përfundojnë në trotuar…

Aksident i rëndë te 'Porcelani' në Tiranë, makinat përfundojnë në trotuar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In