Nga Mero Baze
Për 48 orë, Ilir Beqja, një ish-ministër nën hetim, ende i padënuar, është linçuar publikisht duke u çuar i lidhur me pranga në duar në Kuvendin e Shqipërisë, dhe me mbrojtje speciale, a thua se ai kishte këtë një rast për arratisje, ndërkohë që ka respektuar çdo masë arresti të dhënë ndaj tij, pa thyer asnjë pikë të ndonjë neni të Kodit të Procedurës Penale.
Skenat e shëmtuara me pranga në duar dhe mbrojtje të afërt, duke e kapur për krahu, u shoqëruan për 48 orë me një linçim barbar nga drejtuesja e Komisionit Hetimor të Sterilizmit, Albana Vokshi, e cila provoi se nuk e kishte thirrur për të dëgjuar, por për të plotësuar skenarin e linçimit publik ndaj tij.
Duhet të kujtojmë se Ilir Beqja nuk është arrestuar për çështjen e sterilizimit. Për të ka një akuzë për shpërdorim detyre, lehtësisht të rrëzueshme, dhe ka një masë arresti detyrim paraqitje. Ai është në burg me një masë të re arresti, për implikimin e një ndihmësi të tij, në dyshimet se ka çuar për drekë në një restorant që dyshohet se ka qenë pronë e Beqajt, pjesëmarrësit në një konferencë të ftuar nga institucioni që drejtonte Beqaj. Por nuk po merremi me paragjykimin e akuzës, por me linçimin publik të tij për shkak të ndërhyrjes nga drejtësia.
Është e njëjta opozitë që nuk pranon drejtësinë kur veprohet ndaj udhëheqësve të saj dhe gëzohet madje, kthehet në linçuese për kundërshtarët e saj, kur i bindën të njëjtës drejtësi. Janë këto fytyra që ngritën Shqipërinë në këmbë, pse u arrestua dhunshëm Ilir Meta dhe kërkonin shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, dhe tani sillen më me arrogancë se vetë policët që zbatojnë një urdhër, me një kundërshtar të tyre politik. Ndërsa në rastin e parë vajtonin për Ilir Metën, në rastin e dytë bullizonin Ilir Beqajn, pse e sollën me pranga në duar në Kuvend.
Sikur të mjaftonte kjo, e lanë 48 orë të sillej në korridore, duke e fyer publikisht pa i dhënë fjalën, vetëm pse ai ishte përgatitur të mbrohej dhe të hidhte poshtë akuzat e tyre.
Natyrisht, nëse unë do të isha në vend të Ilir Beqaj, do të refuzoja, do të kërkoja të kthehesha në burg dhe do ta kisha më lehtë të merrja një dënim të ri për refuzim të paraqitjes në Komision, sesa të bëhesha objekt linçimi nga një femër që dëshmon se i mjafton kaq pak pushtet për të qenë një përbindësh.
Të njëjtat fytyra sot në Kuvend, pasi e panë që e shndërruan Ilir Beqaj në viktimë, u përpoqën të ngrinin një tymnajë, se gjoja ai i kërcënoi dhe u ndjenë të rrezikuar në dy të natës, pasi në mënyrë cinike e urdhëruan të kthehej në burg, sepse nuk u duhej dëshmia e tij.
Dmth, e morën, e ekspozuan dy ditë me pranga në duar, e lanë në korridore, duke e detyruar të shihej në TV si e bullizonin dhe pastaj protestonin për të, pse po e linçonin dhe e paraqisnin si kërcënim.
Nuk mjaftoi kaq, por Albana Vokshi kishte gjetur një metaforë për ta bullizuar Ilir Beqajn si zotëria “dy metra i gjatë”, pa ia përmendur emrin, a thua se zonja “dy metra e gjerë” ka vlerë tek përmasat horizontale, kurse ai tek përmasat vertikale.
Nuk di se sa e kërcënuar ndjehet Albana Vokshi nga protesta e një njeriu të linçuar në orën 2 të natës, apo sa e turbulluar ndjehet zonja Zhupa nga tundja e gishtit të Beqajt, por është e sigurt se asnjë oficer sigurimi në kohën e Enver Hoxhës, dhe asnjë grua naziste në kohën e Hitlerit, nuk është sjellë dhe as ka guxuar të sillet me njerëz që i kanë dorëzuar drejtësisë, ashtu si ato janë sjellë publikisht me një ish-kolegun e tyre. Të njëtat që presin gojëhapur fjalët që dalin nga goja e Berishës, poshtë penxheres, me shpresë se marrin prej tij energji të reja nga një njeri nën akuzë për vrasje dhe vjedhje, lincojnë dikë që i është dorëzuar drejtësisë shqiptare, për akuzat thuajse banale krahasuar me krimet e Sali Berishës.
Ato natyrisht nuk janë të rrezikuara nga Ilir Beqaj, por janë të rrezikuara dhe do të jenë të përçmuara nga opinioni publik, jo si femra “dy metra të gjera” apo “dy metra të mangëta”, por si dy shembuj se si nuk duhet të jetë së pari një femër, pastaj një nënë, një deputete apo një ligjvënëse shqiptare.
Serioziteti dhe edukata si dhe aftesia politike ngrejne lart figuren e nje politikani ose politikane.Kjo lloj shellje me Ilir. Eqajn do u kthehet ne bumerang se shqiptaret dine te analizojne dhe te vleresojne shume here me mire se politikanet medioker qe ishin dhe sot
Kjo Vokshi, e ka parë vehten në pasqyrë ?
Fytyra e sajë ËSHTË përçudnim i seksit femër.
Të shikojë vehten njëherë, sa bukur i duket fytyra për së gjëri, e mandej të shikojë atë tjetrin për së gjati.
Lëre pastaj atë gojë majasëllen, Ina Zhupa, ku përveç gjithë dynjasë, perëndia kësajë çupe ja ka çuar gojën tek bytha, ndersa goja i është këthyer si bythë.
Fytyra, është shëmbëlltyrë e shpirtit – thotë një fjalë e urtë e popullit tonë.
Sikur qënka e thënë enkas për Albana Vokshin.
Ndersa për Ina Zhukën, tironcit i thojnë, ka gojën si bythë turtulli.