• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zona ekonomike rajonale, kryefjala e takimit të Hahn me kryeministrat e Ballkanit

by Java News
25/08/2017 14:40
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 3 javë pas takimit të Podgoricës dhe 6 javë pas atij të Triestes, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish.

BE ka reaguar permes nje deklarate, ku thuhet se fokusi i takimit do të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017 dhe se i pranishëm do jetë edhe komisioneri Hahn.

Sipas deklaratës së BE, zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes do të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët

“Johannes Hahn, Komisioner për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit do të udhëtojë për në Durrës, Shqipëri, të shtunën më 26 gusht, për të marrë pjesë në takimin jozyrtar të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në deklaratë

“Fokusi i takimit do të jetë nxitja e zbatimit të angazhimeve të marra në  Samitin e Triestes  në korrik 2017, veçanërisht të planit të veprimit për thellimin e integrimit ekonomik rajonal.

Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes do të sigurojë mundësi të reja si për bizneset ashtu dhe për qytetarët, si  dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.

Hapat e tjerë konkrete përfshijnë njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, identifikimin dhe eliminimin e burokracisë dhe barrierave rregullatore që pengojnë tregtinë dhe investimet në rajon duke krijuar një dialog rajonal mbi transformimin digjital, si dhe hapja e negociatave për një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve“, thuhet në deklaratën e BE

Komisioni Evropian mbështet fuqimisht bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor si një pjesë përbërëse të perspektivës së tij për anëtarësim në BE, përmes investimeve të konsiderueshme në ndërlidhjen e infrastrukturës, ekonomive dhe njerëzve me vetë rajonin, si dhe mes rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Takimi është parashikuar të nisë rreth orës 9:00, për të vijuar më pas me një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth mesditës, ku pritet të dalin kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Johannes Hahn.

Në takim, ku do të jenë kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, do të jenë të pranishëm dhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. /a.ç/Javanews.al

Next Post
‘Babai’ i gazetarisë shqiptare pëson hemorragji në stomak, po pushonte në Sarandë

'Babai' i gazetarisë shqiptare pëson hemorragji në stomak, po pushonte në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

November 7, 2026
Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

November 7, 2026
VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

November 7, 2026
Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

November 7, 2026
Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

Lufta hibride/ Rritet alarmi për sulmet kibernetike në Europë, “Europol” thërret në samit forcat e policisë të vendeve të prekura!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In