• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zona Ekonomike e Spitallës e rikompozuar, tenderi në qershor

by A R
23/05/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adriana Sheti, përgjegjëse për sektorin e zonave ekonomike në një intervistë për gazetaren e TVSH-së, Amela Zhabjaku, shpjegon përse u rikompozua Zona Industriale e Spitallës dhe se kur pritet të zhvillohet tenderi i ardhshëm.

Zona ekonomike e Spitallës prej vitesh është hedhur dhe rihedhur për tu marrë nga privati për të qenë një zonë e lirë ekonomike, çfarë e çoi Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në një vendim të tillë që kjo zonë ekonomike të frekuentohet dhe çfarë synoni të arrini me këtë frekuentim?

Nga viti 2008, Spitalla është shpallur zonë ekonomike me statusin e parkut industrial në një sipërfaqe prej 850 hektarësh, por me kalimin e viteve u pa se këto zona ekonomike nuk dhanë atë trend që mendohej të jepnin. Për këtë u vendos që të bëhej ndryshimi i tyre, të kalohej nga statusi i parqeve industriale ose i zonave të lira duke krijuar një koncept të ri “zona teknologjike të zhvillimit ekonomik”. Këto zona teknologjike ishin një bashkim midis parqeve industriale dhe zonave të lira, pra një ndërthurje mes tyre ku do zhvilloheshin aktivitete prodhuese dhe njëkohësisht do aplikoheshin lehtësira fiskale, të cilat do të ishin në formën e një zone të lirë. Me ligjin e vjetër lehtësia fiskale që aplikohej në zonat e lira ishte vetëm një, ndërsa me ligjin e ri u bënë 13 lehtësira fiskale. Duke vazhduar në këtë rrugë u vendos të bëhej shpallja e zonës së parë teknologjike e zhvillimit ekonomik me një sipërfaqe 501.9 hektarë. Kjo ishte dhe procedura e parë e zhvilluar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e cila pati dhe problematikat e saja. Përveç problematikave na shërbeu për të vazhduar më tej rrugën në drejtim të zhvillimit të zonave në Shqipëri. Nga procedura e parë, Spitalla pati dy konkurrentë, ku nuk pati fitues. Kjo për ne ishte një trend, pasi në Shqipëri kishin ardhur dy zhvillues të cilët kërkonin një zonë, por cilat ishin problemet në këtë zonë?! Problemi kryesor ishte sipërfaqja e madhe dhe brenda sipërfaqes ekzistenca e truallit me status privat e cila kërkonte një shpronësim. Në bazë të ligjit të investimeve strategjike, mbulimi i këtyre shpronësimeve do të bëhej nga investitori ose zhvilluesi që do investojë. Në këtë rast për zhvilluesin kjo ishte një kosto shumë e madhe dhe ata tërhiqeshin. Ndërkaq brenda kësaj zone ekzistonte dhe Universiteti Aleksandër Moisiu, i cili shihej si problem edhe për investitorët. Pas përfundimit të procedurave për zgjedhjen e zhvilluesit të zonës së zhvillimit ekonomik prej 501 hektarësh, grupi i punës vendosi të analizonte se cilat ishin shkaqet dhe çfarë duhej përmirësuar. Përmirësimi qe; zvogëlimi i sipërfaqes si dhe përjashtimi i zonave që ishin në truall privat. Në fazën e parë u vu re se investitorët nuk ishin aq potencial sa të mbulonin një sipërfaqe prej 501 hektarësh dhe shpesh herë problem i tyre ishte vlera e investimit, sepse të investosh në një sipërfaqe prej 501 hektarësh në zonën e Spitallës e cila është një kënetë, duhej një vlerë investimi më e lartë se në një zonë tjetër. Prandaj u vendos shpallja e një zone teknologjike të re me vendimin 262 më 04/06/2016 prej 199.7 hektarë dhe si fazë e parë do të bëhet procedura për 101.4 hektarë, e cila do të jap mundësinë të marrin pjesë investitor vendas ose të huaj që kanë eksperiencë në zonat ekonomike dhe investitorë të cilët nuk kërkojnë atë potencialitet siç e kërkonte kur ishtë në masë më të madhe.

Konkretisht ku jemi me 101.4 hektarë në zonën e Spitallës?

Nga ministria ka filluar një marketim i gjerë sidomos me investitorë vendas, por edhe të huaj. Jemi duke parë se cili është drejtimi i investimit të tyre dhe cila do të jetë mundësia që do të na ofrojnë ata në këtë investim edhe duke jua shpjeguar.

Mund të kemi një datë për një tender të hapur?

Brenda muajit qershor, ose në muajin korrik mund të fillojë një procedurë, por kjo procedurë do të jetë pak më e gjatë se e para. Nëse në procedurën e parë u la 60 ditë, procedura këtë herë do të jetë më e gjatë, që investitori të ketë kohë të përgatisë studimin. Për të marrë pjesë në një konkurim duhen disa studime që duhet të paraqesi zhvilluesi ose investitori i huaj për të fituar këtë garë.

Ju thatë se në këtë zonë të madhe ekonomike prej 501 hektarë, ka dhe ndërtime të cilat kërkojnë shpronësim. Po me këtë pjesë si do të veprohet?

Investitori ka mundësi të zgjerohet në zonën ekonomike duke paraqitur një investim shtesë, mund të kërkojë zgjerimin e sipërfaqes, por nëse kjo rritje e sipërfaqes kërkohet në pjesën private atëherë ai sipas ligjit duhet të lidhë një marrëveshje me privatin duke ia marrë atij me qira ose duke e blerë truallin ose duke kërkuar shpronësimin e saj. Pra janë disa forma marrëveshjesh midis zhvilluesit dhe pronarit të truallit. Pastaj në bazë të studimeve bëhet dhe zgjerimi i sipërfaqes dhe kjo do të jetë zgjidhja e zhvilluesit.

Next Post

Flisni në gjumë? Ja pse ndodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

February 21, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In