• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zona e lirë ekonomike në Kashar, Kojdheli: Do akomodohen 40 kompani e 5000 punonjës

by A M
07/06/2024 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zonat e lira ekonomike do të jenë realiteti më i ri në Tiranë, teksa pritet që vitin e ardhshëm të hapet TEDA në Kashar, një qendër e cila pritet të thithë kompani që operojnë në sektor të punëve të qëndrueshme të së ardhmes.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli ishte në Studio Live në Report Tv, teksa sqaroi për Arbër Hitajn më shumë detaj nga TEDA.

‘Ka disa zona ku do të favorizohen bizneset të hyjnë aty, do ketë zbritje TVSH nëse investon në trajnim, në zhvillim, në transferimin teknologji. Nuk janë zona taksimi zero. Personalisht dhe shumë njerëz mendojnë se zonat pastërtisht ekonomike nuk janë të favorshme pasi shtetit fiton pak. Ka shtete e bëjnë pasi kanë ekonominë të fortë. Në rastin konkret na intereson të vijnë vende punë të qëndrueshme afatgjatë. Nuk sjellin punë të pakualifkuara,. Shpresojmë të sjellin punë afatgjatë, para teknologji që nuk i gjen ndryshe pa ardhur kompani të tilla. Zona ka qenë Kashari, siç quhet TEDA Kashar.’

Vendodhja e TEDA-s do të jetë në Kashar dhe pritet që fillimin e vitit të ardhshëm të përfundojë struktura akomoduese e qendrës.

‘Është paralel me autostradën Tiranë Durrës. Aty është një hapësirë shumë e madhe, i janë bashkangjitur dhe disa prona. Është krijuar një hapësirë e madhe. Do vijojmë me ngritjen e infrastrukturës mbështetëse, zyrat e doganës. Kjo është TEDA e parë, zona e parë që jo vetëm bëhet realitet, por do menaxhohet nga shteti. Operatori do jetë një entitet i bashkisë Tiranë.’

Kojdheli shton se pritet të vijnë në këtë qendër deri në 40 kompani.

‘Kapaciteti mendohet nga 5 mijë deri në 7 mijë vende pune, pritshmëria jonë për 40 kompani. Mund të ketë dhe kompani të mëdha. Nëse ne e shikojmë një kërkesë të madhe për më shumë terren ka kapacitet edhe për t’u zgjeruar. Ky është qëllim sa i përket numrave. Përmirësimi i infrastrukturës dhe faza e dytë do mbarojë brenda vitit, dhe muajt e parë të vitit 2025 struktura pritëse do jetë gati për të lidhur kontratat e para me kompanitë që do duan të operojnë tek TEDA Tiranë.’

Më tej ai liston prioritetet teknologjike dhe ekonomike që pritet të akomodojë TEDA, me interes edhe tek industria automotive, por jo vetëm.

‘Kemi listuar prioritet teknologjike dhe ekonomike që i përkasin të ardhmes. Nëse prodhoni produkte ushqimore nuk futet dot në TEDA, një fason nuk futet dot. Por një industri që prodhon automobila mund të futet në TEDA. Të gjitha format e teknologjisë ICT, advance BPO, industri bioteknologjike, bio farmaceutike, i mungojnë tregut dhe garantojnë vende pune afatgjata.’

Deri më tani sipas Kojdheli shumë kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes, kompani që operojnë në fushën e industrisë automotive, teknologjike apo bioteknologjike

‘Kemi pasur disa shprehje interesi nga kompani teknologjike nga Izraeli, Italia, Franca, Hollanda, Britania. Po bashkëpunojmë shumë ngushtë me AIDA-n për të lançuar TEDA në forume ndërkombëtare.

Industri automotive, teknologjike, bank center, e prodhimit të paneleve diellore. Ka shumë industri dhe kompani që kanë shprehur interes me kushtin që tu facilitojmë hyrjen në tregun shqiptar. Zgjidhjen me shumë pronar pronash. Ne do aplikojmë green field, që kompanitë të ndërtojnë strukturat sipas nevojave që kanë. Nëse zgjedhin që ta ndërtojmë ne, do ekuivalentohet përmes rritjes së qerasë.’

Kojdheli shton më tej se synim është që kompanitë e huaja në TEDA të punëosjnë vendas dhe jo të sjellin të huaj.

‘Nuk kemi asnjë qëllim së bashku të sjellim operatorë që sjellin punëtor nga jashtë. Synojmë një regjim të ulët taskash, çmime tepër konkurruese sesa private për akses në truall dhe të gjithë setin e faciliteteve. Ne shpresojmë e kombinuar me rroga goxha të ulëta me vende të ngjashme. Janë disa avantazhe krahasimore. Të mos vijnë të punësojnë njerëz dhe të ikin.’

Next Post
E keni të vështirë t’i besoni partnerit? Shenjat që duhet të keni kujdes për një marrëdhënie më të shëndetshme

E keni të vështirë t’i besoni partnerit? Shenjat që duhet të keni kujdes për një marrëdhënie më të shëndetshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In