• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoica Haxho diti të vdesë

by Frrok Çupi
19/12/2024 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Njerëz të mëdhenj që nuk u varen në qafë as lexuesve as spektatorëve të tyre të dikurshëm.

S’ka shumë kohë qyshse Zoica Haxho shkoi qetësisht për në jetën tjetër.

Aq qetësisht shkoi siç kishte ecur një jetë të tërë ‘majë gishtash’.

Balerina e famshme e baleteve të mëdhenj që nga Moska në Tiranë, kurrë nuk bëri zhurmë as bujë; por ama edhe largimin e pati siç luajti në skena ‘majë gishtash’.

Zoica është krijuese e heroinave të paharrueshme që nga Lola në baletin “Lola” te Franceska në “Franceska da Rimini,” Hajria në “Halili dhe Hajria,” Delina në “Delina” dhe Cuca në “Cuca e maleve”, e sa të tjerë.

Studioi në Bashkimin Sovjetik dhe luajti si balerinë e parë në ‘Balshoi Teatër’ (Great Theater). Balsshoi ishte shkollë e baletit në botë, që këtë vit, 2025, mbush 200 vjet jetë.

Zoica Haxho u shpall ‘Heroinë e Punës Socialiste’.

Që ditën kur shkoi, këtë Dhjetor ne datë 1, është kujtuar vetëm nga një shkrim i vetëm i botuar ‘copy paste’ në katër a pesë media.

Njerëz që idolatrojnë me figurën e artistes, idolatrojnë si me perëndinë e tyre, rrudhën ballin se ‘nuk u fol për Zoicën…, për kë tjetër do të flitet nëse jo për këtë?!’. Ka njerëz që, nga kinse dashuri, ia ‘marrin shpirtin’ shenjtores së tyre, siç po ndodh me ‘histerinë e artit’ këto ditë.

Kush adhuron kategorinë e artistes Zoica, edhe ky është i atij karakteri që heroit të vet nuk ia ‘nxjerr ujin e zi me vaje, psherëtima ose dhimbje’.

Zoica Haxho, prej kohe ishte futur në kohën e vet dhe në fund diti të vdesë.

Kur ishte ‘Heroinë e Punës’, ishte mes njerëzve dhe heronjve të punës, i kishte hije si rrallë kujt. Pastaj koha e saj shkoi. Edhe kombinati i madh i tekstileve në Berat ku kishte kaluar fëmijërinë, u dogj e u grabit…, atëherë ç’kuptim do kishte!? Edhe puna, si fjalë dhe si nocion, u hodh në gjërat e mallkuara… Atëherë ç’i duhej më Zoicës që mbante titullin njësoj si ndërtuesit e hidrocentraleve, si projektuesit kanaleve vaditës, si gjuhëtarët e mëdhenj, si minatorët…

Zoica nuk u shfaq më, jo për inat as për dëbim…, por se ‘mbaroi punë’. Kaq ishte. Edhe Ismail Kadare, ky artist i madh me përmasa botërore, vite e fundit kishte thënë shkoqur: ‘Ç’kisha për të thënë, e thashë…, tani nuk kam më!’.

Njerëz të mëdhenj që nuk u varen në qafë as lexuesve as spektatorëve të tyre të dikurshëm. Këta janë kolosë me limite, nuk janë lugetër që bëjnë dritë edhe në cungun e lisit të vdekur.

Vjen një ditë dhe kaq ishte. ‘Të vdesësh është art’, shkruan Margret Atwood, shkrimtare nga Kanadaja. ‘Siç edhe arti për të jetuar është e njëjta gjë’.

Ku do të jetonte Zoica Haxho, në tallava?

Qysh se u dogj kombinati në fushën e Beratit, në fushën e artit nisi të vërshojë ‘arti tallava’. Tallavaja u bë modë e ‘njeriut të ri’. Zoica as mund ta ndalte, as që i shkoi në mendje që të dilte në rrugë, të bënte heroin anti- tallava (do të quhej heroina anti- kohë), dhe as e bëri kurrë këtë shëmtim. As Kadare, as Agolli, as Zadeja, as Cingu, as Mula…, askush nuk u tundua për këtë luftë. I hapën rrugën asaj që po vinte, s’ka gajle pse aq e shëmtuar sa ‘tallavaja’ (!).

Tallavaja hyri në art, hyri në politikë, në marrëdhënien shoqërore, në gjykatë, në kisha e xhami, në dasma, në shijen e dobët të shtëpiakeve. Tallavaja është ngjitur deri në Teatrin e Operës apo Universitetin e Arteve.

Çfarë është kjo? Mijëra njerëz mund të bëjnë këtë pyetje, edhe pse jetojnë me tallavanë… Është një kulturë e ulët, e pa dashje për përsosje, e pa qytetëruar, e pa kohë. Nuk prodhon asnjë vlerë, prodhon vetëm klikime në media sociale. Klikimet bëhen si gjilpëra me ilaç të kundërt, ose si plumba…, që vrasin vlera.

Zoica do të ishte mes këtij ‘arti’, e prandaj qysh atëherë nuk u duk më.

Nuk kishte as më të voglën brengë pse nuk po e ndalte hovin e asaj që po vinte. As pse nuk po kujtoheshin njerëzit me mijëra që kishin pritur me orë në shkallët e ‘Operas në Tiranë’ derisa të shfaqej Zoica.

Jo. Zoica nuk jetoi me idenë se bota i ka borxh. Artisti, kush është artist, e di se bota nuk i ka borxh asgjë. Se në fund të fundit bota ka lindur e para.

Next Post
Festat e fundvitit, Porti i Durrësit njofton dyfishim të lundrimeve me Italinë

Festat e fundvitit, Porti i Durrësit njofton dyfishim të lundrimeve me Italinë

Comments 1

  1. Eleni Krutja says:
    2 years ago

    Sa shkruan për grandiozen Zoica Haxho, të lumtë. Nder e respekt.
    Por, mos ke filluar të lajthisësh ?
    Pse do të thuash ?
    Sepse, kombinati i teksileve të Beratit, është ndertuar, vonë, shumë vonë, nder vitet 1969-1972, kur tashmë Zoica Haxho ishte e afirmuar, ishte “heroine e punes socialiste”, dhe marredheniet tona me Bashkimin Sovjetik, kishin gati 10 vjet që ishin nderprerë.
    E ç’lodhje kishte Zoica Haxho, me Kombinatin e Beratit ? Të thuash për kombinatin e tekstilit “Stalin” në Tiranë, edhe mund të thuhet, por me Beratin, kurrsesi jo.
    Pleqëria, do apo nuk do ti o Frroka Qup, po bënka punën e vet në trupin dhe mëndjen tënde.
    Gëzuar pleqërinë o plaku Frrok Qup.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com