“Zogu i Tiranës” tregon të dashurën, Anxhelën
Pas mbylljes së sezonit televiziv “Aldo Morning show”, Hermes Nikaj po shijon pushimet me të dashurën e tij, Anxhela. Në njëvjetorin e lidhjes së tyre, Hermes (i njohur si Zogu i Tiranës) flet për dashurinë që lindi nga një miqësi me vajzën në fjalë.
“Me Anxhelën jemi njohur nga një mikeshë e jona e përbashkët, Andja. Më tërhoqi me thjeshtësinë e saj në fillim, e më pas gjërat erdhën krejt natyrshëm. Si pikën më të fortë të marrëdhënies së tij ai veçon thjesht “dashurinë që kanë për njëritjetrin. “Anxhela është e çiltër, e thjeshtë, bujare e sinqertë dhe e përkushtuar në gjithçka, por nëse do të vendos të martohem ose jo me të, ku i dihet jetës, më mirë t`ia lë kohës”.
Duke folur për ndodhitë dhe të shkuarën e tij si personazh i komentuar në faqet e shtypit rozë, Hermes shprehet: “Në jetë fatmirësisht nuk kam pasur ndonjë peng, pasi jeta ime ka rrjedhur ashtu si e kam dashur. Sigurisht që ka gjëra të vogla të parëndë sishme, por po të mos kishin qenë këto gjëra të vogla, do të thosha që nuk kam jetuar. Në jetë është bukur të provosh gjithçka”, përfundon rrëfimin e tij Hermes










