• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

by A R
18/12/2025 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar protestën e sotme të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, e lidhi atë me motivimin e ndjekësve për protetën e ardhshme të PD-së të lajmëruar për në datën 22 dhjetor. Zogaj u shpreh megjithatë se kjo protestë e bërë në kuvend nuk do të lërë gjurmë në politikën shqiptare, pasi kreu i PD-së është në armiqësi të hapur me SPAK-un, të cilin e konsideroi si aktor në zhvillimet më të rëndësishme në vend.

“Si e analizoj unë ishte një miniprotestë, ku virtualisht morën edhe disa karrige ministrash si me thënë, për t’u paraqitur si model të ndjekësve të tyre për protestën e ardhshme, që kanë me datën 22, për të galvanizuar situatën për një protestë.

I gjithë problemi është se opozita, Partia Demokratike, nuk është më aktor në këtë luftë, në këtë betejë, sepse aktor tani është vetë SPAK-u.

Ajo nuk është aktor, jo se deputetët e saj nuk kanë bërë përpjekje, se nuk kanë bërë detyrën, por është e bllokuar nga konflikti i interesit me kryetarin e Partisë Demokratike, i cili është vetë i hetuar për një çështje. Një çështje tjetër pritet dhe është thirrur si person që ka dijeni për ngjarjet që është 21 janari, pra ka shumë probleme vetë me SPAK-un.

Vetë ai është pozicionuar si një armik i egër i SPAK-ut, pra institucioni që po i bën këto punë dhe po i bënë këto hetime dhe po i qenë drejt finalizimit këto hetime nga kjo pikëpamje, domethënë ajo është zhurma e tyre për fat të keq.

Edhe protesta e tyre është e destinuar të mos të ketë gjurmë për këtë shkak sepse ka shumë hipokrizi, domethënë ka shumë hipokrizi në këtë betejë, duke qenë se kryetari i tyre është në këtë pozicion, që e konsideron SPAK-un një organizatë kriminale, pra institucionin që e bën këtë punë dhe do ta bëjë këtë punë, se s’ka kush e bën tjetër.

Jashtë SPAK-ut, lufta kundër korrupsionit mbetet pastaj një retorikë foltoresh, siç e kemi parë për shumë e shumë vite, pra në nivelin e retorikës,.  lufta kundër korrupsionit nuk ka dhënë dhe nuk jep rezultat. Ndërsa jep rezultat kur drejtësia merr, heton, gjen prova, i vërteton ato që janë gjykatë e kështu me radhë”- tha Zogaj.

Next Post
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

"SPAK po i bën opozitës "peshqesh politik", por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

Gjykata Administrative shqyrton nesër kërkesëpadinë për pavlefshmërinë e emërimit Prokuror të Ols Dados, i pranishëm edhe Veliaj

April 2, 2026
Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

Vdekja e 78-vjeçarit në Korçë, dalin detaje të reja: Iu gjetën dy plagë në kokë! Policia shoqëron disa persona

April 2, 2026
“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In