• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj: Sfida reale e Veliajt është me akuzën dhe në këtë betejë ai rilind ose ‘vdes’ politikisht

by A R
29/09/2025 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti politik Preç Zogaj e ka komentuar vendimin e ish-Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese si një sinjal të qartë të thyerjes politike dhe fillimit të betejës së tij personale me drejtësinë.

Në një intervistë për rubrikën “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD, në moderimin e Arbër Hitaj, analisti Zogaj theksoi se veprimi i Veliajt tregon se maskat kanë rënë dhe të gjitha palët tani janë pozicionuar si kundërshtare.

Sipas Zogajt, ankimimi në Kushtetuese sinjalizon fundin e një periudhe të mbështetjes së supozuar mes Veliajt dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Koha kur Veliaj mendonte apo ka bërë sikur mendonte se ka mbështetjen e kryeministrit në këtë kalvarin e ri që ka me drejtësinë, ka mbaruar,” theksoi analisti.

Zogaj e cilëson veprimin si një pozicionim të Veliajt kundër Ramës, kundër qeverisë së tij, dhe kundër Këshillit Bashkiak, duke qëndruar “në anën tjetër të litarit“.

Kjo, sipas tij, është shprehje e mosdakordësisë së ish-kryebashkiakut me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe me qëndrimin e mazhorancës socialiste.

Sfida reale, rilindje apo ‘vdekje politike’
Analisti thekson se beteja ligjore e Veliajt është shumë më e madhe se ajo politike. Ai ndodhet nën akuzë për 13 akuza të rënda dhe fati i tij politik varet drejtpërdrejt nga vendimi i gjykatës.

“Sfida reale e Veliajt është sfida me akuzën dhe në këtë betejë ai rilind ose ‘vdes’ politikisht,” theksoi Zogaj.

Ai pranon se Veliaj ka rënë nga një post shumë i lartë dhe se tani i gjithë publiku do të presë vendimin. Nëse akuzat bien në gjykatë, sipas Zogajt, Veliaj ka mundësi për të rilindur politikisht.

Ai shton se për vetë Veliaj “kjo është një rrëzim sepse ai ka rënë nga një post shumë i lartë si Bashkia e Tiranës”, duke theksuar se “ai do të përballet në gjykatë me 13 akuza që janë shumë. I gjithë publiku do presë vendimin e gjykatës dhe nëse këto akuza do të bien, sigurisht që ai ka mundësi për të rilindur politikisht.”

Ndërkohë, Zogaj e vlerësoi si legjitim shqetësimin e Qeverisë për zvarritjen e fatit të kryeqytetit, duke theksuar se Bashkia e Tiranës nuk mund të drejtohet në mënyrë të përkohshme si bashkitë më të vogla.
Beteja e opozitës për Tiranën.

“Nga kjo pikëpamje, unë them që ky shqetësim është legjitim. Sepse gjyqet tek ne fillojnë dhe nuk mbarojnë kurrë. Bashkia e Tiranës nuk mund të krahasohet me bashkitë më të vogla që herë herë drejtohet dhe nga nënkryetar apo kryetar të emëruar.”

Në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore që priten, Zogaj shtroi pikëpyetje rreth vështirësisë së opozitës për të gjetur një kandidat të përshtatshëm për kryeqytetin.

Ai tha se opozita ka eksperimentuar si me figura politike ashtu edhe me ato të shoqërisë civile, por beteja për Tiranën tashmë është bërë “beteja për rilindjen ose jo të opozitës si alternativë reale për pushtetin.”

Next Post
Nuk bëjnë pjesë në qeverinë e re, tetë emrat që “lëshoi” kryeministri Rama

Takimi sekret në Aruba? Gazetarja investigative: Nuk ka prova për Edi Ramën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

November 3, 2026
“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027! Fat i madh që…

“Unë jetoj për ndryshimin, por…”- Rama për protestat: Policia ishte pala më e dëmtuar, pati dyfish më shumë të plagosur! (VIDEO)

November 3, 2026
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

November 3, 2026
Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

November 3, 2026
Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

November 3, 2026
Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!

Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!

November 3, 2026
Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

November 3, 2026
Largimi nga BE ul me 3,5% ekonominë britanike

“Brexit” drejt shpërbërjes, Britania dhe BE pajtohen për një draft të ri mbi eksportet e ushqimit! Ja si do funksionojë

November 3, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

Apeli shtyn për nesër seancën e ankimimit ndaj Vlora Hysenit! Ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në GJKKO, është lënë në arrest shtëpiak

November 3, 2026
Hyn në fuqi Akti Normativ për dhunën në tubime! Gjoba për protestuesit, 16 persona të akuzuar duhet të paguajnë nga 5 mijë lekë

Hyn në fuqi Akti Normativ për dhunën në tubime! Gjoba për protestuesit, 16 persona të akuzuar duhet të paguajnë nga 5 mijë lekë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In