• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj flet për Këshillin Euroatlantik të PD: ‘Non Grata’ e Berishës solli frymë antiamerikane. Detyrim theksimi …!

by Java News
08/05/2023 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të ‘shpëtuar’ partinë nga një retorikë antiamerikane dhe antievropiane, Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i Komanduar, Enkelejd Alibeaj prezantoi hapjen e Keshillit Euroatlantik.

Kryetari i Këshillit në fjalë, Preç Zogaj prezantoi sot më në detaje  funksionet, vizionin dhe qëllimin e kësaj nisme të marrë nga demokratët në “Sot Live në Shqipëri”, me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu. Zogaj bëri me dijë se dera është e hapur për çdo demokrat të ri, ish themelues apo entuziastë të së djathtës, për të theksuar identitetin e Partisë Demokratike. Sipas tij, me “luftën” brenda PD-së së fundmi kërkohet me ngulm të nënvizohet ADN e ideologjisë perëndimore në selinë blu, e ‘goditur’ nga shpallja “Non Grata” e ish kryeministrit Sali Berisha.

“U krijua nga kryetari i PD Enklejed Alibeaj, ai ftoi disa ish themelues të PD dhe figura të tjera me një lidhje shpirtërore apo dhe me ndjesi për këtë parti. Krijimi i këtij këshilli kërkon të theksojë identitetin perëndimor që në nisje të kësaj partie. Ky identitet euroatlantik është në fakt AND e saj, është dhe kusht për të fituar zgjedhjet. Ne mendojmë se nëse një parti nuk është në marrëdhënie të ngushta me SHBA e BE nuk ka sesi të jetë një parti e denjë.”- shpjegoi Zogaj.

I pyetur nëse ka arsye se pse është krijuar përapra zgjedhjeve vendore, Zogaj bëri me dije qëllimin që sipas tij është për të theksuar rëndësinë jetike të vlerave demokratike për të djathën shqiptare.

“Përpara zgjedhjeve, këtë përgjigje e ka Alibeaj, por dhe ne që u përgjigjem sepse që ishte i nevojshëm, ky akt për të nënvizuar identitetin euroatlantik dhe për të kontribuar nga këndvështrimi dhe nga pozitat e një organi zhvillimor sensibilizimin e demokrateve. Sqarim pozicione, theksimin e rëndësisë jetike të euroatlantizmit për të djathtën shqiptare. Por dhe për të ftuar qytetarët, demokratë dhe jo demokratë për të votuar PD, numrin 9.”- tha ai.

Një ndër hallkat më të mëdha që PD u ndesh ishte shpallja ‘Non Grata’ e Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe gjë që solli përçarjen e madhe të partisë më të madhe opozitare të së djathtës. Zogaj shton se është pikërisht kjo damkë e Berishës që e ka bërë të dobishme krijimin e këtij Këshilli. Ka qenë kjo damkosje, ajo që ka nxitur një frymë të re antiamerikane në Shqipëri, vijon më tej Zogaj.

“Ky Këshill është i hapur. PD ka pasur shumë personalitete, siç vazhdon të ketë. Orientimi politik është një çështje madhore për politikanet por edhe për Shqipërinë. Që në aktivitetin e parë ne do të ftojmë ish themelues, themelues, qëndërstarë, të rinj etj. Për të kthyer në agorën e diskutimeve këtë temë madhorë. Sepse ne në fakt, jemi të shqetësuar për retorikat antiamerikane që kanë marrë një lloj revanshi. E kam fjalën për një lloj normalizimi tragjik për Shqipërinë sa i takon qasjes nga opinioni publik i sanksioneve nga SHBA. Këto kanë marr hov pas non gratës së Berishës. Dhe kjo gjë ka zgjuar zëra të fjetura me pikëpamje enveriste. Këto celula, kanë gjetur momentin e përshtatshëm për t’u zgjuar me një frymë antiamerikane dhe antievropiane. Këto do ishin tragjedi për vendin tonë. Ne nuk mendojmë se do të ketë strukturë për antiamerikanizmin por do ketë zëra dhe këtu hyjmë.  Synojmë të japim një kontribut që PD të reformohet, të rikrijohet me këto sisteme vlerave. Duhet të largojmë njëherë e përgjithmonë nga koncepti i kultit të individit, që s’është prezentë vetëm në opozitë por edhe në PS. Duhet të krijojmë liderë tradicional dhe të ashtuquajturve karizmatik.”- nënvizoi ai.

Ish deputeti u ka kërkuar qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike, pasi është e vetmja parti e djathtë, që mbështetet në vlerat e demokracisë. Është kundërvënia e Berishës me SHBA kundër elementi kyç që duhet të nxisë shqiptarët të votojnë me maturi.

“PD është e ndarë për shkak të sanksionimit të Berishës. PD mendon se nuk mund të ketë sukses dhe nuk mund  të ketë me SHBA kundër. Jemi në situatë që kërkon mençuri nga ne për shqiptarët. Prandaj t’i japin votën për Këshillat Bashkiakë.”- përfundoi Preç Zogaj në Report Tv.

Këshilli do përbëhet nga këta anëtar
1. Edmond Trako –Deput i PD në legjislaturën e parë
2. Eduard Prodani –Student i Dhjetorit, bashkethemelues i forumit rinor të PDSH
3. Fatos Hoxha –ish-deputet i PD 2009-2013
4. Gjergji Hani –ish i dënuar politik në moshën 16-vjeçare në 1985
5. Marcel Hila –Aktivist i degës se Partisë Demokratike Shkodër qe ne vitin 1990
6. Neli Demi –psikiatër, terapist
7. Nevila Nika – Profesoreshë, historiane, ish-drejtoreshe e Arkivit të shtetit
8. Omer Stringa –profesor i ekonomisë, ish-dekan i fakultetit ekonomik
9. Preç Zogaj –themelues i Partisë Demokratike, drejtor i gazetës së parë opozitare RD
10. Rushdi Keci –profesor, ish Prefekt i Tiranës
11. Vasil Gjika –ish deputet i PD-së ,92-96/m.j

Next Post
“Heshtja…”/ Trupi i të riut erdhi pa zemër nga Spanja, familjarët e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Europian, mesazh Ramës

"Heshtja..."/ Trupi i të riut erdhi pa zemër nga Spanja, familjarët e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Europian, mesazh Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com