• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj: Berisha ka pengesa, s’mund të bëjë atë që bëri në 2005

by A R
08/01/2026 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike dhe strategjia e ndjekur nga Partia Demokratike ka qenë tema e diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH. Analisti Preç Zogaj, përballë moderatores Alba Alishani, ka bërë një skaner të mundësive reale që ka sot opozita për të rrëzuar qeverinë, duke vendosur theksin te numrat dhe te figura e Sali Berishës.

Sipas Zogajt, skenari aktual i PD-së është një “déjà vu” e strategjive të së shkuarës, ndërsa kushti i vetëm për të imponuar një qeveri teknike është pjesëmarrja masive popullore, e cila sot mungon.

Zogaj argumentoi se qeveritë teknike nuk vijnë nga dëshirat politike, por nga presioni i sheshit. Ai vendosi një “prag kritik” numerik që opozita duhet ta arrijë nëse do të trondisë themelet e mazhorancës.

“Qeveria teknike mund të provokohet dhe realizohet kur ka pjesëmarrje të dukshme me 100 mijë – 150 mijë njerëz në protesta. Duhet që të bëhen pjesë edhe ata që s‘janë në PD. Nëse nuk ka një masë kritike që i pakëson ajrin qeverisë, vetë qeverisë nuk i bën asnjë përshtypje,” theksoi analisti.

Sipas tij, dy faktorët e vetëm të tjerë që mund të rrëzonin qeverinë janë një krizë e brendshme në mazhorancë, që, sipas tij, “aktualisht nuk ekziston” ose presioni ndërkombëtar.

Berisha dhe “pengesat” e 2025-ës

Duke analizuar lidershipin e opozitës, Zogaj vërejti se PD po përsërit ciklin e vjetër – nga djegia e mandateve te çadra – por me një ndryshim thelbësor: fuqinë e Sali Berishës. Ai bëri një krahasim me vitet e mëparshme të opozitarizmit të Berishës, duke nënvizuar se ish-kryeministri sot nuk e ka më të njëjtën fuqi përbashkuese.

“Berisha mund t’i bëjë ato që ka ndërmend të bëjë, por ai ka pengesat e veta. Berisha nuk mund të bëjë tryeza si i ka bërë në 2004 e 2005,” u shpreh Zogaj, duke iu referuar kohës kur Berisha arriti të krijonte KOP-in.

Në fund, Zogaj vuri në dukje se ndonëse qeveria duket solide, ajo është e ekspozuar përballë drejtësisë së re.

“Nga ana tjetër edhe qeveria është e ekspozuar pasi SPAK po heton. Tek drejtësia janë drejtuar sytë edhe të publikut, edhe të ndërkombëtarëve,” përfundoi ai.

Next Post
VIDEO / 14-vjeçarja triumfon mbi leuçeminë akute, Rama ndan pamjet

VIDEO / 14-vjeçarja triumfon mbi leuçeminë akute, Rama ndan pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In