• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarrvënia/ Ministri Balla: I kërkoj opozitës që të mbajmë qëndrim të përbashkët! Kodi Penal parashikon 15 vite burg kush shkakton zjarre

by Java News
05/10/2023 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit u shpreh se ka ardhur koha që edhe nga deputetët e opozitës të mbahet një qëndrim i përbashkët sa i takon fenomenit të zjarrvënies me pasoja.

Sipas Ballës, në pjesën me të madhe të rasteve, zjarret nuk kanë ardhur nga temperaturat e larta, por nga njerëz të papërgjegjshëm.

Balla citoi Kodin Penal, që sic tha ai parashikon deri në 15 vite burg kush shkakton zjarre me pasoja.

“Ndjej përgjegjësinë të informoj kuvendin dhe publikun për situatën e deritanishme me zjarret. Për të kërkuar edhe nga deputetët e Kuvendit edhe të krahut të opozitës që ka ardhur koha edhe ndaj këtij fenomeni të mbahet një qëndrim i përbashkët.

E vërteta është që në pjesën e tyre më të madhe, zjarret nuk kanë ardhur për shkak të temperaturës së lartë, por kanë ardhur nga fenomeni i zjarrvënies. Njerëz të papërgjegjshëm, të cilët deri më tani nuk kanë vënë mend sepse ky fenomen ka ekzistuar vendosin në mënyrë të papërgjegjshme flakën.

Në Patos një banor me pretendimin se po digjet ferrat e tij i vuri zjarrin gjithë Patosit. Edhe në rastin e Pishporos dhe Darezëzës, jeni njohur me informacionin e policisë që personi i dyshuar është arrestuar, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe besoj që këtu duhet të mirëpresim edhe apelin e opozitës që fatkeqësisht nuk e ka bërë deri më sot. Me aq shumë konferenca për shtyp që bëni,  3 foltorja, 4 PD edhe ca të tjerë, harxhoni një qëndrim të vetëm, nuk e kam për politikë, por si nevojë për ti folur me të njëjtën gjuhë drejtësisë.

Dënimi maksimal për ata që e vendosin zjarrin duke shkaktuar dëme, 15 vite përcakton kodi penal ndaj atyre që vendosin zjarre. Unë kam parë një sërë rastesh, por më flagranti i qëndrimit të kundërt me atë që është interesi kombëtar është një prej zjarreve në Kurbin, ku foltoristë të opozitës jo vetëm që nuk mbajnë krahun e drejtësisë, por marrin përsipër që në “faqebukun” e tyre të marrin në mbrojtje autorin, me pretendimin se kishte harruar celularin aty ku kishte vënë zjarrin. Kjo është e rëndë. Mund të keni gjithçka me mua, por jo me policinë e shtetit. Do ta kërkoj mbështetjen e kolegëve të opozitës. Fenomeni i zjarrvënies duhet të goditet”, tha ndër të tjera ministri Balla./m.j

Next Post
I penduari: 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut, njeriu që dorëzoi pagën, Lorenc Lala, iku në Angli

I penduari: 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut, njeriu që dorëzoi pagën, Lorenc Lala, iku në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In