• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

by Java News
19/08/2025 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Naim Meta

Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë ligji dhe barazia para tij, të djathtët, demokratët e vërtetë dhe cdo njeri i lirë që lufton për të drejtën, këta faktorë kanë dhe po qëndrojnë në heshtje dhe mosangazhim, kanë treguar qartë distancimin nga ky njeri që kurrë nuk u bë i lirë nga e kaluara e errët, por mbeti një komunist i pandreqshëm.

Berisha nuk është i vetëm, përreth tij janë grumbulluar edhe zjarrfryrësit e përhershëm, ata që nuk janë as me këtë e as me atë, që qëndrojnë pezull si hija, me lugën në brez, duke pritur të ushqehen nga çdo pushtet. Këta janë fatkeqësia e kësaj Shqipërie të lodhur, sepse mendojnë se e ardhmja mund të ngjajë me të shkuarën, dhe se bashkimet e pamoralshme do t’u japin sërish një copë vend në tryezën e pushtetit. Por kush është malinj, i tillë mbetet deri në vdekje.

E vërteta është e thjeshtë: lumi gjithmonë i nxjerr mbeturinat në breg. Dhe ju, bashkëpunëtorë të këtij pushteti, ju që keni qenë pjesë e një bashkëqeverisjeje të pandërprerë që prej viteve 90, nuk do t’i keni më kurrë njerëzit parimorë pranë. Ata njerëz që nuk ju kërkuan asgjë për vete, por vetëm që të bëheshin realitet ëndrrat e gjithë shqiptarëve: pronat t’u ktheheshin të zotëve, të ngrihej një shtet i fortë, të mbizotëronte meritokracia dhe të kishte siguri për qytetarin.

Ju bëtë të kundërtën. Ju e kishit përgatitur atë që sollët, shkatërrimin e besimit, zhbërjen e së djathtës, rrëmbimin e çdo shprese. Prandaj, shokë katovicare, shporruni! Lëreni këtë vatan të shenjtë, këtë atdhe që nuk ju takon ta thithni më si shushunja. Shporruni dhe lini të qetë këtë vend që meriton më shumë se plaçkitjen tuaj.

E sot, thirrja ime shkon për demokratët e ndershëm, për njerëzit e lirë dhe për të gjithë ata shqiptarë të zhgënjyer nga kjo klasë politike që ka 35 vjet që i shërben vetëm klanit oligarkik, mos u dorëzoni. Demokracia ka nevojë për ju, Shqipëria ka nevojë për ju. Është koha të ndahemi përfundimisht nga shushunjat dhe zjarrvënësit e së djeshmes dhe të ndërtojmë një të ardhme ku dinjiteti, drejtësia dhe liria të mos jenë më fjalë të zbrazëta, por frymë e përditshme e këtij vendi.

Next Post
FOTOLAJM / Trump i tregon Zelenskyt hartën e territorit ukrainas nën kontrollin rus

FOTOLAJM / Trump i tregon Zelenskyt hartën e territorit ukrainas nën kontrollin rus

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 months ago

    Fundrrine eshte komunisti,monstra e vicidolit,e gjithe te tjerte,qe shkojne pase nji plaku te ndyre,mashtrues,hajdute e vrases.Skane kurrajon te largojne nji,pasardhes te dulle kriminelit.Po te presim per rrotacionin,qe munde te bejne kta te tredhur,nga komunisti i vetem,monstra e vicidolit,rrotacion zdo te kete kurre.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com