Dy ditë pas ngjartjes së rëndë në një spital privat në Tiranë ku një prej pacientëve i vuri flakën një tjetër pacienti pasi e leu me benzinë, bilanci i ngjarjes është rënduar edhe më tej. Ka ndërruar jetë edhe personi i katërt i mbetur i dëmtuar rëndë nga kjo ngjarje.
Mësohet se sot ka ndërruar jetë edhe shtetasi Dashamir Saraçi, 47-vjeç, i cili ishte personi ndaj të cilit nisi sulmi me benzinë nga pacienti tjetër, i mbetur i vdekur një ditë më parë, shtetasi Lefter Canaj 57-vjeç.
Në këtë ngjarje mbetën të vdekura edhe dy paciente të tjera të cilat ishin duke kryer dializën në spital./a.m.
Videoja tronditëse e ngjarjes: