Një zjarr ka rënë në tokat bujqësore në fshatin Rrapëz, në Lushnjë, në anë të autostradës Lushnjë-Fier.
Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.











