Parku te Liqeni Artificial në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Zjarri ka nisur në shkurre, ndërsa ka përfshirë edhe pemët.
Vatra e zjarrit është regjistruar rreth orës 14:00, ndërsa pas njoftimit ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja.
Punonjësit e zjarrfikëses dhe qytetarët kanë shuar flakët duke izoluar vatrën e zjarrit në pak minuta.
Policia ka shoqëruar një person, pasi dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
a.ç