• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zjarrfikësi i imazhit të opozitës

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Duket sikur Ilir Meta ka pasur një vegim hyjnor këto ditë. Një nga ato ngjarje që ndryshojnë jetët njerëzore dhe kthejnë përmbys fatet personale. Afrimi i javës së fundit, para votimit të reformës në drejtësi në Kuvend, prodhoi një kapërcim të habitshëm tek kryetari i institucionit. Në fillim Ilir Meta doli para mediave dhe hodhi idenë e një qeverie ekspertësh, duke përmendur vend e pa vend fjalën “burg”. Një ditë më pas, në studion e Fevziut, ai deklaroi se gjithçka kishte qenë një lapsus, një keqkuptim i publikut. As qeveri teknike, as kërcënime, asgjë prej gjëje. Përballë nesh u shfaq një njeri krejt tjetër.

Paralelisht me këto zigzage, Meta u shfaq tejet i acaruar në orët para votimit të 21 korrikut, duke u përplasur hapur me aleatët e tij politikë, përfshirë kreun e komisionit të reformës, nga i cili mori një përgjigje publike që do të mbahet mend gjatë. I dyzuar mes drejtimit të procesit të votimit dhe udhëtimit të tij të katërt në SHBA brenda tetë muajsh, ai u rikthye nga Filadelfia, drejt e në oborrin e Pallatit të Brigadave, për të brohoritur “Rroftë Venecia”, por pa harruar të justifikojë Oerd Bylykbashin për mospjesëmarrjen në ceremoni (po merret me ligjin e vetingut).

Është e vështirë ta dekriptosh pjesën më të madhe të lëvizjeve dhe qëndrimeve të Ilir Metës së javëve të fundit. Vetëm një gjë duket e qartë dhe s’ka nevojë për stërhollime: kreu i LSI po tundohet fort nga idea për ta kthyer anijen e tij politike në portin prej nga u nis në 1 prill 2013. Manovrat kanë nisur dhe Meta nuk humbet rast për të treguar se tashmë ndodhet vetëm formalisht në qeveri, ndërsa vepron sikur të ishte një ndërmjetës i huaj që ka ardhur në Tiranë për të pajtuar dy palë me të cilat s’ka asnjë lidhje. Në fakt ky përcaktim qëndron vetëm pjesërisht, pasi LSI ka marrë prej javësh nismën e rreshtimit de facto me të gjitha kauzat politike të opozitës.

Një e tillë është ajo e konsensusit me çdo kusht. Megjithëse ligjet e mbetura të reformës nuk imponojnë detyrimisht një marrëveshje me opozitën, Meta insistoi se çdo ligj duhet kaluar me consensus. Duke detyruar kështu PS që të bëjë llogari të tjera nga ato të 87 votave që ka formalisht në letër. Por duke u kujdesur edhe një herë më tepër, që imazhi i opozitës të jetë ai i pjesëmarrëses në proces. Edhe kur ajo nuk e do diçka të tillë.

Në këtë qëndrim ka një element presioni të dukshëm ndaj Ramës, por ka edhe një aspekt tjetër, për të cilin flitet shpesh tangent dhe nëpër dhëmbë. Le ta themi hapur dhe pa u fshehur pas frazave: Ilir Metës i intereson një reformë e holluar me ujë, një reformë e rrumbullakosur e pa thepa. Pikërisht ashtu siç i intereson edhe Bashës e Berishës. Secilit për arsyet e veta. Mbivendosja e interesave të përbashkëta po del e qartë si kristali këto ditë. Janë dy palë që luftojnë të njëjtën betejë. Ka muaj që kjo duket hapur, në dritën e diellit. Çka shpjegon në thelb edhe pozicionin që kreu i LSI ka marrë këto orë, si një “ekstremist i qendrës”, si një ithtar i paepur i konsensusit me çdo kusht dhe me çdo çmim. Është e gjitha një lojë, të cilën nuk duhet shumë mund e mend për ta kuptuar.

 

Next Post

Auschwitz, Papa Françesku derdh lotë në kampin e vdekjes (FOTO)

Comments 2

  1. mjere ne says:
    10 years ago

    E ke qare Skender. Sdo shume mend qe ketij kllouni ogurzi nuk intereson drejtesia dhe po perpiqet te mbahet dhe te mbaj bashkeudhetaret e tij ne vjedhje dhe krime.

    Reply
  2. sifi says:
    10 years ago

    Rrestimi I Metes kra h Saliut dhe.Bashes per gjoja konsensusin per miratimn e Reformes tregon se koalicioni me PS para tre vjetesh ka qene fiktive aq me teper taktike per kushtezimin e socialisteve qe mos ndeshkimin e krimeve te se kaluares ku vet ai dhe dy aleatet e ardhshem te tij jane protagonisti dhe kjo u arrit duke mos lejuar PS te ndryshonte asnje titullar te vendosur nga PD me.71 vota te cilet veprojne jo si organe te pavarura por si seksione PD prandaj socialistet pa Ramen duhet te kerkojne zgjedhje te parakoheshme me aleatet natural PSD

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

May 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Pse nuk u pavarësua Serbia

May 13, 2026
“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

May 13, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

“Më duhen 200 mijë”, Meta sqaron mesazhin me Ismailajn: Imagjinatë e prokurorëve dhe…

May 13, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

Zgjedhjet në PD, kriza vazhdon

May 13, 2026
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet! Nafta shkon 201 lekë/litri, benzina 187 lekë

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet! Nafta shkon 201 lekë/litri, benzina 187 lekë

May 13, 2026
Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

May 13, 2026
Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

May 13, 2026
Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

May 13, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Përse Veliaj e zotëroi tërësisht hapësirën publike për një javë

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In