• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zjarrfikësi i imazhit të opozitës

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Duket sikur Ilir Meta ka pasur një vegim hyjnor këto ditë. Një nga ato ngjarje që ndryshojnë jetët njerëzore dhe kthejnë përmbys fatet personale. Afrimi i javës së fundit, para votimit të reformës në drejtësi në Kuvend, prodhoi një kapërcim të habitshëm tek kryetari i institucionit. Në fillim Ilir Meta doli para mediave dhe hodhi idenë e një qeverie ekspertësh, duke përmendur vend e pa vend fjalën “burg”. Një ditë më pas, në studion e Fevziut, ai deklaroi se gjithçka kishte qenë një lapsus, një keqkuptim i publikut. As qeveri teknike, as kërcënime, asgjë prej gjëje. Përballë nesh u shfaq një njeri krejt tjetër.

Paralelisht me këto zigzage, Meta u shfaq tejet i acaruar në orët para votimit të 21 korrikut, duke u përplasur hapur me aleatët e tij politikë, përfshirë kreun e komisionit të reformës, nga i cili mori një përgjigje publike që do të mbahet mend gjatë. I dyzuar mes drejtimit të procesit të votimit dhe udhëtimit të tij të katërt në SHBA brenda tetë muajsh, ai u rikthye nga Filadelfia, drejt e në oborrin e Pallatit të Brigadave, për të brohoritur “Rroftë Venecia”, por pa harruar të justifikojë Oerd Bylykbashin për mospjesëmarrjen në ceremoni (po merret me ligjin e vetingut).

Është e vështirë ta dekriptosh pjesën më të madhe të lëvizjeve dhe qëndrimeve të Ilir Metës së javëve të fundit. Vetëm një gjë duket e qartë dhe s’ka nevojë për stërhollime: kreu i LSI po tundohet fort nga idea për ta kthyer anijen e tij politike në portin prej nga u nis në 1 prill 2013. Manovrat kanë nisur dhe Meta nuk humbet rast për të treguar se tashmë ndodhet vetëm formalisht në qeveri, ndërsa vepron sikur të ishte një ndërmjetës i huaj që ka ardhur në Tiranë për të pajtuar dy palë me të cilat s’ka asnjë lidhje. Në fakt ky përcaktim qëndron vetëm pjesërisht, pasi LSI ka marrë prej javësh nismën e rreshtimit de facto me të gjitha kauzat politike të opozitës.

Një e tillë është ajo e konsensusit me çdo kusht. Megjithëse ligjet e mbetura të reformës nuk imponojnë detyrimisht një marrëveshje me opozitën, Meta insistoi se çdo ligj duhet kaluar me consensus. Duke detyruar kështu PS që të bëjë llogari të tjera nga ato të 87 votave që ka formalisht në letër. Por duke u kujdesur edhe një herë më tepër, që imazhi i opozitës të jetë ai i pjesëmarrëses në proces. Edhe kur ajo nuk e do diçka të tillë.

Në këtë qëndrim ka një element presioni të dukshëm ndaj Ramës, por ka edhe një aspekt tjetër, për të cilin flitet shpesh tangent dhe nëpër dhëmbë. Le ta themi hapur dhe pa u fshehur pas frazave: Ilir Metës i intereson një reformë e holluar me ujë, një reformë e rrumbullakosur e pa thepa. Pikërisht ashtu siç i intereson edhe Bashës e Berishës. Secilit për arsyet e veta. Mbivendosja e interesave të përbashkëta po del e qartë si kristali këto ditë. Janë dy palë që luftojnë të njëjtën betejë. Ka muaj që kjo duket hapur, në dritën e diellit. Çka shpjegon në thelb edhe pozicionin që kreu i LSI ka marrë këto orë, si një “ekstremist i qendrës”, si një ithtar i paepur i konsensusit me çdo kusht dhe me çdo çmim. Është e gjitha një lojë, të cilën nuk duhet shumë mund e mend për ta kuptuar.

 

Next Post

Auschwitz, Papa Françesku derdh lotë në kampin e vdekjes (FOTO)

Comments 2

  1. mjere ne says:
    10 years ago

    E ke qare Skender. Sdo shume mend qe ketij kllouni ogurzi nuk intereson drejtesia dhe po perpiqet te mbahet dhe te mbaj bashkeudhetaret e tij ne vjedhje dhe krime.

    Reply
  2. sifi says:
    10 years ago

    Rrestimi I Metes kra h Saliut dhe.Bashes per gjoja konsensusin per miratimn e Reformes tregon se koalicioni me PS para tre vjetesh ka qene fiktive aq me teper taktike per kushtezimin e socialisteve qe mos ndeshkimin e krimeve te se kaluares ku vet ai dhe dy aleatet e ardhshem te tij jane protagonisti dhe kjo u arrit duke mos lejuar PS te ndryshonte asnje titullar te vendosur nga PD me.71 vota te cilet veprojne jo si organe te pavarura por si seksione PD prandaj socialistet pa Ramen duhet te kerkojne zgjedhje te parakoheshme me aleatet natural PSD

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

“Trump, i paqartë në qëndrimet e tij”, Koloneli: 70 për qind e amerikanëve kundër sulmit ndaj Iranit

March 11, 2026

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In