• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret, shfaqen 10 vatra të reja në 24 orë

by A R
14/07/2017 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë vatra zjarri janë shfaqur në 24 orët e fundit dhe sipas Emergjencave Civile këto kanë qënë në qarqet Berat, Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë.

Forcat zjarrfikëse së bashku me ato të ushtrisë, pyjores dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur nën kontroll flakët. Në operacione janë angazhuar 102 zjarrfikës me 21 mjete, 60 ushtarë, 32 forca vullnetare si dhe helikopterë.

Situata në qarqe:
QARKU BERAT
•    Në malin “Partizani”, Berat, kanë rënë disa vatra zjarri të cilat u përhapën me shpejtësi edhe nga era e fortë.  Zjarret përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme. Zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë por nuk kanë mundur të shuajnë flakët.  Pas ndërhyrjes në orët e para të mëngjesit të një helikopteri është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 40 ha me shkurre.
QARKU VLORË
•    Zjarri i nisur para tre ditësh në malin Mile në Konispoli ka vazhduar edhe gjatë natës dhe vetëm sot në mëngjes vatrat janë shtuar. Forcat dhe mjetet nuk kanë mund të ndërhyjnë nga toka sepse terreni ishte tepër i thyer. Zjarri ka rrezikuar disa banesa. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter zjarri është shuar.
QARKU GJIROKASTËR
•    Në fshatin Asim Zeneli, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar.  Zjarrfikëset e Gjirokastrës kanë ndërhyrë dhe pas një pune të vështirë kanë shuar plotësisht zjarrin. Si pasojë u dogjën 40 ha shkurre dhe ferra.
QARKU DIBËR
•    Vazhdon operacioni për shuarjen e zjarrit , në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, Bulqizë, në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pemë ahu. Për të shuar zjarrin zjarrfikëset kanë përdorur mjete rrethanore, sepse terreni ishte i thyer. Me gjithë punën intensive nuk është arritur që zjarri të shuhet plotësisht. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha më shkurre dhe pemë ahu dhe pishe.

•    Zjarri i rënë në fshatin Llapushë, Klos është shuar plotësisht pas një pune të gjatë të zjarrfikësve të Burrelit  me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta.
QARKU LEZHË
•    Në fshatin Nënshejt, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha e cila ndodhej pranë një zone të banuar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 20 ha me shkurre dhe pisha.
QARKU SHKODËR
•    Forca të zjarrfikësve dhe ato të ushtrisë kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për shuarjen e zjarrit të rënë në Postribë, Shkodër. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 50 ha me shkurre dhe pisha.

•    Në fshatin Mali Hebaj, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të cilat rrezikonin disa banesa. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 30 ha me shkurre.
QARKU KORÇË
•    Në fshatin Kodras, Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 dynym me shkurre dhe pisha.
QARKU ELBASAN
•    Në fshatin Rovje, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 dynym me shkurre dhe disa pisha.

/b.d

Next Post
Këto janë nëntë ushqimet që këshillohen për personat mbi 40 vjeç

Këto janë nëntë ushqimet që këshillohen për personat mbi 40 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com