• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret/ Plagoset një punonjës i Bashkisë në Pogradec. Situata gjatë 24 orëve të fundit

by Java News
01/08/2017 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë vendin ditën e sotme janë regjistruar disa vatra zjarri nga Jugu në Veri, ndërsa Emergjencat Civile kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët në disa raste.
Në Tiranë janë dy vatra, në Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit dhe në Ibë, në Vlorë tre vatra; në Llogara, Tragjas dhe në Radhimë, në Maliq një vatër, Pogradec, një në Belsh ku rrezikohen banesat, një në Tepelenë dhe një në Shkopet.

Aktualisht është ndërhyrë me helikopter në malin e Dajtit, ndërsa në zonat e tjera është e pamundur për zjarrfikësen për shkak të terrenit dhe pritet ndërhyra nga ajri. Ndërsa në Pogradec një punonjës i bashkisë është plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur në fshatin Pojskë, teksa po punonte për shuarjen e flakëve që kishin përfshirë masivin pyjor.
Për rastet e vatrave të zjarrit kanë nisur hetimet, por në pjesën më të madhe të tyre shkak janë temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit.

Zjarr në Dajt,në rrezik objekte të Luftës së II, ndërhyn helikopteri
Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët në Parkun Kombëtar të Dajtit pasditen e sotme, ndërsa pas disa orësh ka filluar ndërhyrja me helikopter.

Shqiptarja.com siguron pamjet e zjarrit që ka përfshirë malin e Dajtit dhe ndërhyrjen me helikopter, pasi terreni është shumë i vështirë për zjarrfikësen.

Sipas Emergjencave Civile zjarri rrezikon një objekt të rëndësisë së veçantë, ku ruhen objekte të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa edhe 60 forca të Gardës së Republikës janë në aksion për fikjen e zjarrit.

“Një zjarr i madh është aktiv në malin e Dajtit. Rrezikohet objekt i rëndësisë së veçantë. 60 forca të Gardës së Republikës në aksion për fikjen e zjarrit.

Po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit. Po shkojnë edhe forca të tjera nga Emergjencat Civile. Situata po ndiqet nga afër prej autoriteteve” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Në vend janë shënuar disa vatra zjarri pas të nxehtit afrikan, temperaturat do të vijojnë të jenë të larta gjatë këtij muaji, ndërsa sot dhe nesër pritet të arrijnë deri në 41°C.

Zjarr edhe në Ibë, kërkohet helikopteri
Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët edhe një sipërfaqe e madhe pyjore në Ibën e Sipërme në terren të thyer.

Afër vendit të ngjarjes aktualisht ndodhet vetëm një zjarrfikëse, ndërsa e ka të pamundur ndërhyrjen, pasi terreni është i vështirë.

Për të shuar zjarrin kërkohet nga banorët ndërhyrje nga ajri, ndërsa nga të dhënat e para nuk rrezikohen banesat, por situata mund të përshkallëzohet.

Zjarr në Belsh, rrezikon banesat
Një vatër zjarri është regjistruar edhe në fshatin Seferaj në Belsh. Zjarri ka nisur në një arë e më pas ka vazhduar duke iu afruar qindra rrënjëve ullinj duke i djegur.

Mësohet se banorët kanë nisur vetë fikjen e zjarrit. Sipas dëshmive të tyre për dy orë nga rënia e zjarrit asnjë mjet zjarrfikës dhe asnjë punonjës shteti nuk ka ndërhyrë.

Ndërkohë që zjarri është shpërndarë i ndihmuar edhe nga era e fortë, shtëpitë në lagjen ‘Hysaj’ ndodhen jo shumë larg dhe rreziku pas ullinjve i kanoset këtyre shtëpive.

Pas disa orësh, Bashkia Belsh ka vendosur në dispozicion 3 fadroma dhe 40 punonjës në ullishtat e pushtuara nga flakët.

Sipas kryetarit të bashkisë Belsh Arif Tafani situata është tejet kritike. “Zjarri ka prekur rreth 60 ha, pyll vreshta dhe ullishta” shprehet ai.

Shpërthim nga zjarri në Pogradec, plagoset punonjësi
Një masiv pyjor me shkurre ka marrë flakë në fshatin Pojskë në Pogradec, ndërsa në përpjekje të për shuarjen e flakëve, një punëtor i Bashkisë Pogradec, konkretisht 57 vjeçari me inicialet A.B. është plagosur si pasojë e shpërthimit të një sendi, duke marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

57 vjeçari u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve.

Vlorë, zjarr në Tragjas dhe në Radhimë
Edhe në Vlorë janë regjistruar disa vatra zjarri  në Tragjas dhe Radhimë, ndërsa për shkak të terrenit zjarrfikësja e ka të pamundur për të ndërhyrë. Banorët kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa aktualisht raportohet se situata është në kontroll, por flakët mund të përhapen nëse frynë erë.

Shkopet, vatra të fuqishme, terreni i vështirë
Banesa të braktisura mund të rrezikohen nga flakët në Shkopet, ndërsa janë njoftuar shërbimet e posaçme për të ndërhyrë për të shuar zjarrin. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa rrezikon lisa shumëvjeçarë.

Next Post
“Je bërë si lavire…” Ja mesazhet e Xhelal Mziut për qytetaren

FOTOT/ Eshtë i paparë! Mziu prezanton lojtarët e ekipit të 'Kamzës'...me foton e Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com