• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret në Greqi, Mitsotakis: Kërkoj falje për dobësitë, 500 milionë euro ndihmë për të prekurit

by Java News
09/08/2021 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot një paketë ndihme financiare në vlerë prej 500 milionë eurosh për të prekurit nga zjarret në Atikë dhe Evia.

Paratë do të shpërndahen drejtpërdrejt, përmes procedurave dixhitale, pa burokraci, theksoi kreu i qeverisë. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi një program të veçantë rindërtimi për ishullin Evia.

Gjatë konferencës për shtyp paditen e sotme, kryeministri kërkoi falje personalisht për dobësitë, ndërsa premtoi se dështimet do të identifikohen dhe përgjegjësitë do t’i atribuohen aty ku e sheh të arsyeshme.

“Ditët e fundit kanë qenë ndër më të vështirat për vendin tonë prej dekadash. Ne dhamë, dhe akoma japim duke vazhduar betejën me gjithë fuqinë tonë. Por ne po përballemi me një fatkeqësi natyrore me përmasa të pashembullta: brenda pak ditësh, 586 zjarre shpërthyen në të gjitha skajet e Greqisë.

Shtrirja e katastrofës, veçanërisht në Evia dhe Atikë, errëson zemrat e të gjithëve. Dhe së pari kërkoj falje për çdo dobësi që ekziston.  Unë e kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë që panë shtëpitë ose pronat e tyre të djegura. Edhe pyetja e zemëruar e atyre që kërkojnë, për shembull, ndihmë ajrore, pa e ditur nëse avionët e zjarrfikësve po operonin diku tjetër apo nëse kushtet ishin ndaluese. Megjithatë, reagimet tona nuk duhet të jenë të verbra. Çdo dështim do të identifikohet. Dhe përgjegjësitë do të caktohen kurdo dhe kudo që është e nevojshme. Çështja e parë, tani për tani, janë zgjidhjet.

Ne tashmë kemi siguruar nga Fondi i Rimëkëmbjes burime të konsiderueshme për ripyllëzimin, kryesisht në Evia dhe Atikë. Ndërsa sot miratova një buxhet shtesë prej 500 milionë eurosh veçanërisht për këto zona. Dhe nëse është e nevojshme, do të ketë ndihmë shtesë nga BE. Basti ynë është të bëhemi modele të një fillimi të ri, të një rifillimi dinamik, të cilit kam besim se institucionet, bizneset dhe, mbi të gjitha, vetë shoqëria civile do t’i përgjigjen,” tha ndër të tjera Mitsotakis./m.j

Next Post
Edi Rama në ‘kërkim’ të një gruaje tjetër… Që Shqipëria pas shtatorit të jetë e para në botë!

Edi Rama në ‘kërkim’ të një gruaje tjetër… Që Shqipëria pas shtatorit të jetë e para në botë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

October 28, 2026
“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In