• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret në çerdhe, si tritoli mbi shtyllat e tensionit

by Mero Baze
22/08/2018 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të martën mbasdite, në orën 19’ 25 minuta, çerdhja Nr. 16 në afërsi të ish-Bllokut në Tiranë, u përfshi nga zjarri dhe versioni paraprak i zjarrfikësve, është se flakët janë shkaktuar nga katër vatra zjarri të ndryshme zjarri brenda dhomës. Pra, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme.

Zjarri pason një tjetër zjarr në çerdhen Nr. 14 të Tiranës, në zonën e “Ali Demit”, më 16 gusht. Edhe aty dyshimet janë se bombula e gazit që shpërtheu duke rrëzuar njërën nga faqet e murit të magazinës së çerdhes, të jetë hedhur nga jashtë.

Në të dy rastet ka dhe një detaj tjetër interesant. Në rastin e parë, opozita reagoi me shumë alarm, dhe gati ilustroi me 3D skemën e zjarrëvënies. Në të dytën po ashtu, duke e kthyer në një akuzë politike. Biles nga zyra e opozitës, në disa raste janë shpërndarë dhe pistat e zjarrëvënies. Ky i fundit ishte dhe qesharak si arsyetim, pasi thuhej se çerdhja ka marrë flakë pasi ishte lënë frigoriferi në prizë. Në fakt, frigoriferi në prizë lihet, ndaj është frigorifer. E rrezikshme është kur lë fjala vjen sobën ndezur, jo frigoriferin ndezur. Por e vërteta është se nuk ka fare frigorifer të dëmtuar, por vatra zjarri të shpërndara në dhomë.

Pra, me shumë gjasa jemi para një fushate frikësuese zjarrëvëniesh ndaj çerdheve, të ngjashme me fushata të tjera frikësuese që Shqipëria ka njohur, siç kanë qenë hedhja në erë e shtyllave të tensionit, apo dhe fushata e dinamitit nëpër makina.

Ajo që mbetet për t’u diskutuar, është implikimi politik i opozitës ndaj këtyre ngjarjeve.

Opozita po vrapon t’i konsiderojë ngjarjet paaftësi menaxhimi të çerdheve, ndërkohë që versionet paraprake flasin për raste terroriste. Paaftësia e menxhimit të çerdheve, nuk mund të vijë fare papritur në vitin e tretë të mandatit të një kryetari, dhe brenda një jave. Është sa qesharake, dhe e pamenduar si kauzë. Mund të gjejnë plot kauza të tjera, më të forta dhe të besueshme kundër Veliajt, por potencimi i kësaj kauze, e cila është dukshëm kriminale, rrezikon të implikojë opozitën në mbështetje të një aksioni terrorist, me apo pa dijeninë e saj.

Ligjërimi i Albana Vokshit, ilustrimi në 3D i akteve terroriste, si aksidente, përpjekja për të shpikur pista që nuk ekzistojnë, dhe mbi të gjitha, përdorimi i kësaj historie si një fushatë kundër sigurisë në çerdhe, mund të rezultojë jo vetëm një fiasko e fortë, por dhe një betejë që mund t’i kthehet kundër opozitës. Në finale mund të kemi imazhin e një opozite e cila ngaqë nuk ja del dot kryebashkiakut aktual me betejë politike, me kundër kandidat apo betejë ligjore, i ka nisur një betejë terroriste, që vë në pikëpyetje sigurinë e fëmijëve.

Fakti që të dy rastet kanë ndodhur në kohën që çerdhet kanë qenë bosh, në të dy rastet kanë qenë zjarre të qëllimshme dhe në të dy rastet, opozita dukej sikur e kishte gati komunikatën e shtypit dhe pistën e zjarrit, mund t’ia rrisë çmimin dembelizmit të opozitës, që mendon se mund të bëj politikë, duke stimuluar akte terroriste dhe duke devijuar pistën e tyre si aksidente.

Është guxim i madh të shpikësh pista aksidentale për akte të pastra terroriste, kur gjithë versionet zyrtare i ke kundër. Dhe është akoma më tepër marrëzi të mendosh që do t’u mbushësh mendjen qytetarëve të Tiranës, të heqin dorë nga vota për kryebashkiakun, duke u vënë zjarrin çerdheve të fëmijëve. Është një kanibalizëm politik, i cili mund të ndëshkohet më shumë se zjarrëvënësit e vërtetë të çerdheve. Se në fakt, më të këqij se zjarrëvënsit, janë vetëm zjarrëmbrojtësit.

Next Post
Si sot, më 22 gusht, filluan ndryshimet në Rusi, lindi Debussy dhe Ten Hsiao Pin

Si sot, më 22 gusht, filluan ndryshimet në Rusi, lindi Debussy dhe Ten Hsiao Pin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In