• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret në çerdhe/ Bashkia do shtojë rojet dhe instalon kamera

by Java News
26/08/2018 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka shtuar masat e sigurisë në çerdhe dhe kopshte pas dy zjarreve të rëna ditët e fundit dhe indiceve nga ekspertët për zjarrvënie të qëllimshme. Në një dalje për mediat pas akuzave të vazhdueshme nga opozita, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se është shtuar numri i rojeve në çerdhe dhe kopshte si dhe janë vendosur sisteme kamerash dhe alarmi në të gjitha këto institucione.

Veliaj i bëri thirrje opozitës të mos bëhet me vandalët, por të jetë në krah të zjarrfikësve, të cilët i shërbejnë qytetit.

“Kemi shtuar rojet e Policisë Bashkiake, si dhe rojet e kontraktuara në çerdhe, kopshte e shkolla këtë vit. Do të shtojmë po ashtu pajisjet me kamera, sistemet e alarmit. I kemi trajnuar anëtarët e stafit në të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat për çdo situatë me zjarret, ndaj i bëj thirrje opozitës dhe i them: Bëhu me njerëzit e punës, bëhu me njerëzit e mirë, bëhu me qytetarët, mos hap panik, mos u bëj me rrugaçët, me vandalët, mos inkurajo zjarrvënien, inkurajo zjarrfikësit, ata që shërbejnë, ata që punojnë, ata që e duan qytetin”, tha Veliaj, gjatë inaugurimit të një këndi të ri lojërash në Dajt, në kuadër të projektit “Luaj Tirana”.

 

Sipas kryebashkiakut të Tiranës, afrimi i fushatës zgjedhore për vitin 2019 do të ashpërsojë gjuhën politike, por megjithatë, ai siguroi se fëmijët do të jenë të sigurt në institucionet arsimore.

 

”Qyteti duhet të ecë përpara dhe nëse një vandal i vë zjarrin një çerdheje, një kopshti, një këndi lojërash apo një kazani plehrash, minimumi që duhet të bëjmë është të jemi të gjithë bashkë për të ruajtur pronën publike, për t’i dhënë kurajë zjarrfikësve, që i fikin zjarret në pak sekonda, për t’i dhënë kurajë Policisë, e cila duhet të gjejë kush janë këta që terrorizojnë qytetin me zjarr. Unë nuk besoj kurrë se opozita ka dorë, por sigurisht ndihem keq kur opozita bëhet me zjarrvënësit, jo me zjarrfikësit. Unë nuk e di kush janë arsyet e rrugaçëve që vënë zjarr në punët publike të Tiranës, megjithatë mos e dhëntë Zoti kurrë që të mendoj se këtu ka dorë opozita, se në fund të fundit, janë me pushime në Holandë, se kur s’bënë 4 vjet shkolla, kopshte, çerdhe, nuk do i prishin pushimet për të bërë këto punë”, sqaroi Veliaj.

AKUZA

Partia Demokratike e akuzoi sërish kreun e bashkisë, Erion Veliajn, për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zjarret dhe shpërthimet e ndodhura në çerdhe. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i ka kujtuar Veliajt se në komunikatat e brendshme të Policisë ngjarja është cilësuar aksidentale dhe jo e qëllimshme, siç e konsideron kryebashkiaku.

“Qytetarët e Tiranës duhet të dinë se në komunikatën e brendshme të Policisë së Shtetit, që nuk është bërë publike për mediat, e datës 22 gusht, ngjarja në kopshtin tek ish-Blloku është referuar në Prokurori si aksidentale. Këto fakte të pakundërshtueshme, dokumente zyrtare të institucioneve që nuk varen nga Partia Demokratike, provojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj është mashtrues i rrezikshëm, që përdor fëmijët si mburojë politike. Veliaj, njeriu i kapur nga bizneset e në funksion të tyre, në shërbim të parave të krimit, pastrimit të parave, edhe sot fshehu të vërtetën që është zjarri i korrupsionit ai që shkrumboi çerdhet. Çdo objekt që ka rindërtuar Veliaj, është shkatërruar. Tavanet kanë rënë, të mitur që vdesin landfilleve, zjarre që rrezikojnë jetën e fëmijëve”, tha Vokshi, përgatiti Panorama.

 

Next Post
Internet/Përdoruesit kinezë arrijnë në 800 milionë

Internet/Përdoruesit kinezë arrijnë në 800 milionë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In