• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Zjarret kërcënojnë sigurinë kombëtare’, Demiraj kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

by Java News
03/08/2017 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj kërkon që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme pas situatës së zjarreve që është përfshirë Shqipëria në javët e fundit nga veriu në jug.

Ministri Demiraj shprehet se situata është shumë e rëndë, ndërsa kërkoi më shumë vëmendje nga kryeministri.

Nëse do të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, ministri teknik i PD në qeveri thotë se situata mund të menaxhohet më mirë, sepse do të alokohen më shumë fonde, më shumë forca dhe do të ketë përfshirje më të madhe të strukturave qeveritare.

“Kjo është në dorën e kryeministrit, por unë mendoj se situata është shumë e rëndë dhe vetëm sot kemi pasur 25 vatra zjarri, kryesisht në Vlorë, Elbasan, Dibër dhe në Tiranë. Sidomos situata këtu në Elbasan është shumë e rëndë. Ju e shikoni se thuajse i gjithë pylli po merr flakë, kemi një mangësi të theksuar të mjeteve. Sapo i kam kërkuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm të sjellë edhe dy zjarrfikëse shtesë.

Falënderoj deputetin Balla, që për hir të së vërtetës ka qenë i interesuar për këtë zonë, e në bashkëpunim me të po bëjmë maksimumin që të sjellim sa më shumë forca e mjete, por situata është e jashtëzakonshme.

Nuk kemi shi, temperaturat janë shumë të larta, ndërsa edhe popullsia duhet të jetë më e vetëdijshme për t’i dalë në mbështetje Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave, e cila po bën maksimumin e mundshëm. Gjykoj se është e pamundur që të përballohet vetëm me dy helikopterë dhe jemi në pritje të forcave shtesë nga Drejtoria e Emergjencave Civile në Bruksel.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të shtojë masat përtej angazhimeve të jashtëzakonshme që ka për kanabisin e për problemet e tjera, të kushtojë më tepër vëmendje në drejtim të emergjencave civile, në mënyrë që të kapen e të dënohen autorët, pasi jemi në një cënim në një nga pjesët kryesore, që përbën edhe cënim të sigurisë kombëtare: të djegies e shkatërrimit të pronave, të pasurisë publike.

Do të na duhen edhe 50 vite që ta rregullojmë sërish këtë pyll, apo pyjet e tjera shqiptare. Padyshim që kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme” u shpreh Demiraj për Top Channel.

Ndërkohë që pasditen e sotme kanë ardhur nga Greqia dy avionë në Jug të vendit për të shuar flakët, ndërsa pritet që të vijë edhe një nga Italia.

Next Post
Arkeologjia/“Pompei i vogël” zbulohet në Francë

Arkeologjia/“Pompei i vogël” zbulohet në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiç njofton dhe dorëheqjen nga posti

September 11, 2026
Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

September 11, 2026
Përse shqiptarët duan Europën, por jo Shqipërinë

Rritet emigrimi: Mbi 68 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE gjatë vitit 2025

September 11, 2026
“Nuk lëkundemi”, reagon komuniteti i prokurorëve pas kërcënimeve me jetë për kolegët

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

September 11, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve

September 11, 2026
“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

“Stresi gërryen kockën”, mjekja: Ja kur prishet prodhimi normal i kortizolit!

September 11, 2026
Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com