Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur në Radhimë të Vlorës, pranë një gjeneratori të energjisë elektrike, duke rrezikuar banesa dhe biznese aty pranë.
Flakët të ndihmuara nga era janë përhapur dhe po avancojnë drejt një karburanti aty pranë, duke rrezikuar dhe shpërthimin e tij. Afër vatrës së zjarrtit ka disa banesa dhe biznese, të cilat janë të rrezikuara nëse flakët vijojnë të avancojnë.
Në vendngjarje kanë shkuar 5 zjarrfikëse dhe po punojnë për të neutralizuar flakët. Ende nuk bëhet me dije për dëmet materiale që mund të ketë shkaktuar zjarri, apo nëse ka persona të lënduar.
Flakët kanë detyruar autoritetet lokale të njësisë OSSHE që të ndërpresin energjinë elektrike. Aktualisht pa drita është Radhima dhe Jonufri.
/b.h