• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarr në Spitalin e Durrësit/ Flakët përfshijnë godinën 4-katëshe, evakuohen pacientët

by Java News
11/01/2020 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarri dhe tymi që përfshinë spitalin rajonal të Durrësit pak pas mesnatës së kaluar shënuan vetëm dëme materiale dhe persona të asfiksuar e në panik. Zjarri ka rënë fillimisht në pavionin e neurologjisë dhe është përhapur në katet e tjera të spitalit ku ndodhen pavionet e tjera.

I ndihmuar dhe nga efektivat e policisë, stafi i spitalit bëri evakuimin e pacientëve në pjesën e paprekur të godinës, ndërsa zjarrfikësit punuan në shuarjen e zjarrit. Në ndihmë kanë shkuar dhe banorë të zonës përreth spitalit.

Paraprakisht deklarohet se nuk ka të dëmtuar nga zjarri, po shumë pacientë kanë pasur probleme asfiksie të shkaktuara nga tymrat dhe djegia e kabllove. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga mbingarkesa e rrjetit elektrik nga pajisjet e përdorura për ngrohjen e ambienteve. Një shkëndijë elektrike në një nga dhomat e pavionit, përmes një sistemi zinxhir ka bërë djegien e kabllove elektrike dhe përhapjen e zjarrit e gazrave ndotës në katet e tjera të godinës.

Menjëherë është bërë evakuimi i personave të shtruar ndërkohë forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Mësohet se, rreth 80 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.

Pacientët janë sistemuar kryesisht në pavionet e kirurgjisë, reanimacionit dhe infektivit të spitalit, ndërsa për shkak të hetimit policia ka bllokuar godinën 4-katëshe, njëri krah i se cilës është dëmtuar dhe pa energji elektrike, ndërsa krahu tjetër është funksional.

g.kosovari

Next Post
“Tymi mbushi të 4 katet”/ Drejtoresha e spitalit në Durrës flet për zjarrin: 5 pacientë i nisëm në Tiranë

"Tymi mbushi të 4 katet"/ Drejtoresha e spitalit në Durrës flet për zjarrin: 5 pacientë i nisëm në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com