Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Dejë, Vau i Dejës, në ambientet e jashtme të një servisi automjetesh, në pronësi të shtetasit D. S., 44 vjeç, ka rënë zjarr.
Për pasojë janë djegur plotësisht, 2 automjete që gjendeshin të parkuara brenda servisit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore, për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/s.f