Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Veterrik në Berat. Zjarri është shfaqur në shkurret buzë tokave bujqësore dhe është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në tokat bujqësore dhe vreshtat me rrush.
Në zonë kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Burime të zjarrfikësve në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe është vënë prej disa nga banorët e zonës. Ata kanë djegur mbeturinat dhe zjarri u ka dalë nga kontrolli duke u përhapur me shpejtësi. Si pasojë e zjarrit të rënë janë djegur rreth 2 dynym me shkurre e ferra. BW