Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pas mesditës të së martës në kurorën e gjelbërt të Laçit.
Flakët u shpërndanë me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout.
Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake të mbështetura me helikopterë nga ajri. Aktualisht raportohet se një banesë është përfshirë nga flakët ndërsa nuk ka të dhëna për dëme në njerëz.
/ma.me










