Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasdites së sotme (28 shtator), në fshatin Karicë të Njësisë Administrative Baz, në Bashkinë e Matit.
Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa, të ndihmuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi edhe në një masiv pyjor me dushqe.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve, që të mos i drejtohen banesave.
Policia pritet të nisë hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.












Gjithe keto zjarre te papara ne historine e Shqioerise tregojne se kemi te bejme me grup kriminal qe merret me zjarrveniet.Meshire zero per kriminelet qe djegin pyje,banesa dhe njerez